
Pas bisedës me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, Edi Rama ka biseduar dhe me Përfaqësuesin e lartë të poltikës së jashtme në BE, Josep Borell.
Është vetë diplomati spanjoll përmes një postimi në Tëitter ku ai shkruan se mbështet angazhimin e vendit drejt rrugës së integrimit europian.
Ai shkruan se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
"Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutohet me kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm" - shkruan Borrell.
Lajmi kryesor:
Komisoneri i BE për Zgjerim, Varhelyi dhe Josep Borrell bisedë me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt unionit










