Një vizitë virutale e ka cilësuar komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi bisedën me kryeministrin Edi Rama, ku i ka shprehur se pret që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së.

Në postimin e tij në Twitter, Varhelyi zbardh bisedën me kryeministrin Rama, ku shkruan se kanë biseduar për punën e vazhdueshme brenda kornizave të bisedimeve për integrimin në BE.

Më tej Varhelyi shkruan se me Ramën folën edhe për mbështetjen e BE në Luftën kundër COVID-19 dhe për përgatitjen e Samitit të Sofies javën e ardhshme.  

‘Një vizitë virtuale me kryeministrin Edi Rama, diskutuam për punën e vazhdueshme të Shqipërisë në plotësimin e kornizave për bisedimet, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së’, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi.

Në 30 tetor Rama pati një bisedë telefonike me kreun e Këshillit Europian, Charles Michel, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë përparim me reformat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Gjosha kritikoi Soreca-n, tani Brukseli konfirmon qëndrimin e ambasadorit

Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, osep Borrell i ka dalë në krah ambasadorit Luigi Soreca mbi qëndrimin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo menjëherë pas kritikave të bëra nga ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha drejt ambasadorit ku u shpreh se nuk ka përputhje mes asaj që thotë Komisioni dhe Soreca.

"Ajo që më ka bërë vaki është sesi ka një mospërputhje të asaj që thotë Komisioni dhe Soreca në Tiranë. Zoti Soreca thotë se puna e qeverisë në përmbushjen e kushteteve është optimiste, ndërsa nga Brukseli nuk është i njëjti përceptim" - ka deklaruar Gjosha mbrëmjen e djeshme në një intervistë televizive.

Ndërkohë Josep Borrell këtë të martë deklaroi se e mirëpret angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së duke treguar që ishte në të njëjtën linjë me Soreca-n

"Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutohet me kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm" - shkruan Borrell.

Ora 19:35
Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell bisedë me Ramën: Mirëpresim angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Pas bisedës me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, Edi Rama ka biseduar dhe me Përfaqësuesin e lartë të poltikës së jashtme në BE, Josep Borell.

Është vetë diplomati spanjoll përmes një postimi në Tëitter ku ai shkruan se mbështet angazhimin e vendit drejt rrugës së integrimit europian.

Ai shkruan se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

"Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutohet me kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm" - shkruan Borrell.