Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Gjykata nuk e njeh Berishën, KQZ do regjistrojë anëtarët e Alibeajt për KZAZ-të! Ivi Kaso: Celibashi të njohë vendimin e Zhukrit

'Lufta' mes dy grupeve brenda Partisë Demokratike tashmë është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku janë dorëzuar 2 lista me anëtarë të depozituar nën emrin e Partisë më të madhe opozitare në vend, por me dy vula dhe dy firma të ndryshme për zgjedhjet vendore të 14 majit. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Besart Logu foli për këtë çështje në Report Tv.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Logu tha se KQZ do të regjistrojë anëtarët e KZAZ-së që janë dorëzuar nga Enklejd Alibeaj, pasi logon dhe vulën e Berishës nuk e njeh asnjë institucion.  

KQZ duhet ti referohet kodit zgjedhur, bën parashikimin e ka shumë të saktë. Për regjistrimin subjekteve zgjedhore duhet të plotësohet një listë me dok, duhet një vërtetim nga gjykata e Tiranës se cili është kryetari i partisë dhe organet qendrore. Nga ana e PD janë plotësuar dokumentacionet, vazhdon konflikti se Berisha vazhdon me narrativen se ne jemi PD. Është e vetmja mundësi që ti mbajë pranë ndjekësit e tij. Jemi para një fakt që asnjë institucion nuk e njeh Berishën si kreun e PD, as kuvendi, as gjykata”, tha Logu.

Por Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Rithemeluar, Ivi Kaso thotë se KQZ duhet të vendosë vetëm mbi vendimin e 25 marsit të Agron Zhukrit që regjistroi në shkallë të Parë statutin, logon dhe vulën e Sali Berishës.

‘Këtu kemi një vendimmarrje të gjykatës që certifikon vendimet e kuvendit të dhjetorit 2021 dhe organet e reja drejtuese të PD-së, për shkak të interesimit të drejtpërdrejtë të kryeministrit dhe ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë që një vendim i gjykatës të mos pasqyrohet në regjistrin e partive politike’- u shpreh Kaso.

Këtë argument, ai e mbështet edhe mbi bazën e një precedenti të 2019, kur KQZ regjistroi në zgjedhje Bindjen Demokratike, vetëm me vendim gjykate, i cili ende nuk ishte reflektuar në regjistrin e partive politike, por nuk ishte apeluar.

‘Ka mjaftuar një vendim gjykatë në të njëjtën mënyrë si ai që disponojmë në që i ka shërbyer për regjistrim një subjekti.’- tha Kaso.

Nga ana tjetër, sipas gazetarit Armand Maho grupi i Alibeajt duhet të tërhiqet nga ankimi që i kanë bërë në Apel vendimit për vulën e PD-së. Ai thotë se kjo situatë e krijuar mes dy PD-ve po i shërben Edi Ramës që të heqë vëmendjen nga skandali me zyrtarin e SHBA, Charles McGonigal.

“Po i japin një lloj ndihmese Ramës për të shmangur skandalin që i ka plas atje. Në vend se të merren me një çështje konkrete, ta tërheqin atë padinë se është turp i zotit, rrinë merren kush do i regjistrojë, që Alibeaj nuk gjente dot komisioner në Vorë. Ca lloj maskarade po luajnë. Në vend se ta tërheqin padinë dhe pesë njerëz që i kanë ngelur aty. Duhet të kishin një sjellje tjetër. Ose kërkojnë të imponohet me atë 2% për të bërë ato pazaret e veta politike, ose s’ka asnjë shpjegim tjetër”, tha Maho për Report Tv.

Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 31/01/2023 16:27

    Vendimi I Zhukeit te oartise eshte sikue kete vendim ta nerrte Ivi Kaso vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë