Përfaqësuesi Ligjor i ‘Rithemelimit’ në Report Tv: Vendimi i gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishës nuk mund të apelohet! Zgjedhja e kryetarit të ri pas Kuvendit të 30 prillit

TIRANË- Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ledio Nuraj thotë në Report Tv se vendimi i Gjykatës së Tiranës që regjistroi ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk mund të apelohet, ndonëse Enkeljed Alibeaj deklaroi se do të ndërmarrin një veprim të tillë. Nuraj shpjegon se ky lloj vendimi nuk ankimohet sepse nuk është një proces gjyqësor mes palëve, por thjesht certifikim. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, juristi thotë se kjo është thjesht një përpjekje e tyre për të qëndruar në pozicionet që kanë.

“Nuk e di se çfarë do apelojë, sipas deklaratave të Alibeaj, sepse në kuptim të ligjit, ky regjistrim rregullohet me ligjin mbi partitë politike. Ky nuk është një gjyq me palë, është një gjyq vërtetim fakti ku gjykata e Tiranës investohet nga partia përkatëse për të bërë ndryshimet statutore. E vetmja palë në këtë gjykim janë ata që e kanë investuar, që do të thotë Grupi i Rithemelimit që përfaqëson Partinë Demokratike. Ka apelime por nga pala që ka investuar gjykatën. Të vetmit që mund të ankimohen jemi ne që kemi investuar gjykatën, kjo ndodh në rastet kur gjykata ka lënë diçka pa regjistruar nga kërkimet tona. Në rastin konkret gjykata  e Tiranës ka pranuar dhe ka bërë regjistrimin e të gjitha vendimeve dhe kërkimeve që në kemi kërkuar pranë kësaj gjykate. Këto më duken insituata për të ngatërruar demokratët dhe opinion publik dhe një përpjekje për të qëndruar në ato pozicioni që realisht nuk janë të zgjedhur nga anëtarësia e PD-së por janë thjesht të emëruar. Nuk ka vend për ankimim rreth këtij vendimi” tha Nuraj në Report TV.

Pas vendimit të sotëm të gjykatës, Nuraj thotë se Enkeljed Albeaj nuk është kryetar i komanduar i PD-së, por thjesht kreu i Grupit Parlamentar, pasi me vendimin numër 3 të miratuar në statutin e 11 dhjetorit është shkarkuar kryetari i partisë si edhe nënkryetarët. Ai theksoi se Kuvendi i 18 dhjetorit, i mbajtur nga Lulzim Basha është nul.

“Sot është dhënë një vendim, i shumëpritur nga gjithë demokratët por edhe nga opinioni publik. Kemi pasur disa dizniformime. Sot gjykata e Tiranë ka aimsitruar në regjistrimin e partive politike, të gjithë vendimet dhe ndryshimet statutore të 1 dhjetorit. Nga sot, ‘de jure’ janë të zbatueshme dhe të njohura nga të gjithë institucionet. Në kuvend janë marr 7 vendime, në vendimin numër 3 janë përcaktuar, të votuar nga delegatët, kryesia është shkarkuar, kryetari i PD-së është shkarkuar, nënkryetarët dhe një sërë vendimesh të tjera dhe anulimi i kuvendit kombëtar të datës 18. Në kuptim të asaj që sot u regjistrua në gjykatë, Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar, por jo kryetar i komanduar. Sot organi më i lartë drejtues i PD është ai organ që ka dal nga kuvendi i 11 dhjetorit, grupi i rithemelimit. Organi tjetër është grupi parlamentar i PD-së. Kuvendi i 18 dhjetorit del nul. Vendimet e atij kuvendi janë të pazbatueshme”, u shpreh Nuraj.

Zgjedhja e kryeartit të ri, Nuraj paralajmëroi se mund të bëhet pas Kuvendit të 30 prillit që është thirrur nga Sali Berisha.

“Kuvendi i radhës do të jetë më 30 prill, sot PD ka hyrë në procese ristrukturimi nëpër degët e saj, anëtarësia ky hyrë në proceset ku do zgjedhë strukturat e përkatëse, më 30 prill do miratohen vendimet e tjera dhe pastaj do kemi hapjen e procesit të një gare për kryetarin e Partisë Demokratike”, u shpreh ai.  

Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë