Përfaqësuesja e OBSH-së për Report Tv: Skenari më i keq, në dimër do të preken dhe moshat e reja! Mbi 60 vjeç duhet patjetër maskë

Shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjet çdo ditë që po regjistron COVID në Shqipëri, mund të frenohen edhe pa shkuar në izolimin total 2 mujor që vendi ynë kaloi në kulmin e pandemisë. Por për të shmangur rimbylljen, duhen masa strikte. Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne, në një intervistë për Report Tv, thotë se vëmendja duhet treguar në radhë të parë tek institucionet shëndetësore.

Deri tani jemi ende nën numrin 100 të shtruar në spital dhe kjo është një situatë që ka qenë pak a shumë kontastante, megjithatë ka shumë mënyra që mund ta kontrollojmë këtë situatë  pa qenë e nevojshme që të kalojmë në mbyllje totale sërisht por vetëm me masa të caktuara.

Është shume e rëndësishme që të merren të gjitha masat parandaluese dhe sidomos në ambjente të tilla sic janë instituciontet shëndetësore, spitalet, qendrat shëndetësore e kështu me rradhë. Gjihashtu theksojmë rëndësinë e të gjitha masave mbrojtëse në kompani të ndryshme industriale, në restorante, në bare dhe të gjitha ato ambjente ku kemi një numër të madhë njerëzish të cilët mblidhen aty”.

Por çfarë nënkupton OBSH kur thotë se e keqja nuk ka ardhur akoma? Ardhja e dimrit parashikon skenarin më të keq: Prekjen e moshave të reja.

Mbas stinës së verës do të kemi shumë shpejt dimrin dhe sic e dimë gripi është një nga sëmundjet që shfaqet më tepër në dimër sepse njerëzit rrinë më tepër në dhoma të mbyllura për një kohë më të gjatë dhe sigurisht që do të rezultojë në një numër më të lartë të sëmurësh dhe në mosha të reja, kryesisht nga 18-50 vjec.  Ky është skenari le të themi, situata më e keqe që ne kemi parashikuar dhe të shpresojmë, shpresojmë shumë që një vaksinë të arrijë të bëhet e mundur ndoshta për një periudhë maksimale një vjeçare".

Teksa në Shqipëri autoritetet nuk kanë ende një vendim për maskat me detyrim, përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, ka një sugjerim; “Të gjithë personat që janë mbi 60 vjec duhet të mbajnë patjetër maskë, cdo person që ka një sëmundje duhet të mbajë maskë. Nëse shkoni në spital dhe shikoni se një mjek apo infermier nuk ka maskë, ju lutem ngriheni zërin dhe bëjani të ditur këtë domosdoshmëri atyre”.

Çështjes të shumëdebatueshme në Shqipëri për shtimin e testimeve, doktoresha i përgjigjet: “Nëse rrisim testimet nuk do të thotë se patjetër do të kemi më pak njerëz të infektuar. Mesazhi është i qartë, izolohuni, karantinohuni dhe pastaj mund të testoheni. Vetëm nëse keni simptoma gjatë izolimit, gjatë kësaj periudhe karantine do të testoheni. Pra nuk është vetëm që në fazë të parë testim testim testim”.

Por përse Shqipëria u fut në “listën e zezë” të BE-së duke na mbyllur kufijtë? “Ne gjithmonë jemi të kujdesshëm që të parashtrojmë se cilat janë vendet që kanë një rritje të rasteve apo ulje të rasteve dhe ajo që kemi patur në një tabelë të fundit ishte paraqitje e 11 shteteve në mënyrë të cilësuar të cilat kishin një rritje të menjëhershme të konsideruar të rasteve, është marrë për bazë një mesatare progresive, 16 persona të infekuar për 100 mijë banorë dhe Shqipëria kishte 30 persona të infektuar për 100 mijë banorë, ndërkohë që mesatarja evropiane luhatej diku tek 15-16-17 persona të infektuar për 100 mijë banorë”.

Për doktoreshën Menne përgjegjësia e luhatjeve në shifrat e infektimeve është edhe e vetë qytetarëve. “Është shumë e rëndësishme që të forcohen të gjitha masat paraprake dhe mbi të gjitha të ruhet distancimi fizik. Ju të rinjtë keni një rol kryesor në të gjithë këtë proces, për tu mbrojtur, për tu ruajtur dhe për të mos u infektuar, sepse jeni ju të rinjtë që me anë të propagandës, në mediat sociale, në komunikimet tuaja ti transmetoni të tjerëve të gjitha këto mesazhe, duke mbrojtur veten tuaj ju mbroni nënë tuaj, babanë tuaj, gjyshin, gjyshen, të gjithë njerëzit që keni pranë. Ky është mesazhi im kryesor për të gjithë ju për të gjithë njerëzit e këtij vendi të mrekullueshëm”.

Në intervistën e saj për Report Tv, Përfaqësuesja e OBSH Bettina Menne tregon se aktualisht ka 18 vaksina kandidate, njëra është në fazën 3, pra në fazën e fundit.

VIDEO/ Intervista e plotë me përfaqësuesen e OBSH në Shqipëri Bettina Menne

Intervistë e plotë e përfaqësueses së OBSH-së Bettina Menne për Report Tv

Duke parë situatën e COVID në vendin tonë , si e shikoni aktualisht gjendjen e Covid në Shqipëri?
-Ju falenderoj, sic e  shikoni në dy tre javët e fundit mbasi vendi u hap kemi vënë re një rritje të numrit të të infektuarve dhe ky numër vazhdon të rritet. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një nënvlerësim të situatës nga ana e popullatës. Ju kujtojmë sërish që mund ta merrni nëpërmjet ajrit këtë infeksion, mund ta merrni kur prekni dicka që më parë e ka prekur një i infektuar, dhe ju tregojmë statistika: 40% mund të mos e marrin infeksionin nëse tregohen të kujdesshëm dhe nëse e kapin një objekt, 40% do të kenë simptoma të lehta, 10-15% e personave që janë në kontakt me infeksionin do të shtrohen në spital dhe 5% e tyre do të vdesin. Pra është shumë e rëndësishme që të forcohen të gjitha masat paraprake dhe mbi të gjitha të ruhet distancimi fizik.  Ne jemi të ulura të treja këtu afër me njëra tjetrën por secila prej nesh ka një maskë, pra mesazhi është ky: Nëse jeni në ambiente ku duhet të ndodheni afër fizikisht me dikë tjetër është e rëndësishme që të mbani maska, përndryshe duhet të ruani në mënyrë strikte distancën fizike. Ju kujtoj dhe një herë, të gjithë personat që janë mbi 60 vjeç duhet të mbajnë patjetër maskë, cdo person që ka një sëmundje duhet të mbajë maskë. Nëse shkoni në spital dhe shikoni se një mjek apo infermier nuk ka maskë, ju lutem ngriheni zërin dhe bëjani të ditur këtë domosdoshmëri atyre.

Si ka funksionuar faza e hapjes, respektimi i protokollit të sigurisë në vendin tonë, duke marrë parasysh edhe shifrat që janë në rritje, sikur kemi një lloj kontradikte?
-Deri tani ministria e shëndetësisë ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme sipas strategjisë  që ka rekomanduar OBSH, pra është bërë një ndarje e nivelit të masave, të verdhë, jeshile dhe e kuqe. Sigurisht në situatën e vendit tuaj kemi një luhatje midis masave që merren kur situata është e verdhë dhe kur situata është e kuqe. Por deri tani jemi ende nën numrin 100 të shtruar në spital dhe kjo është një situatë që ka qenë pak a shumë kontastante, megjithatë ka shumë mënyra që mund ta kontrollojmë këtë situatë pa qenë e nevojshme që të kalojmë në mbyllje totale sërisht por vetëm me masa të caktuara. Është shume e rëndësishme që të merren të gjitha masat parandaluese dhe sidomos në ambiente të tilla sic janë instituciontet shëndetësore, spitalet, qendrat shëndetësore e kështu me radhë. Gjithashtu theksojmë rëndësinë e të gjitha masave mbrojtëse në kompani të ndryshme industriale, në restorante, në bare dhe të gjitha ato ambiente ku kemi një nr të madhe njerëzish të cilët mblidhen aty. Ndiqni se si veprojnë doktorët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e tjerë në institucionet shëndetësore, dhe ju duhet të ndiqni po këto masa.

A duhet të ketë më tepër testime në Shqipëri?
-Dua të them në lidhje me këtë që ISHP aktualisht është institucioni përgjegjës dhe vendi ku bëhen të gjitha testimet. Mesa jam në dijeni, aktualisht zhvillohen 400 testime në ditë dhe sigurisht puna vazhdon për të rritur kapacitetin e testimeve. Megjithatë nuk është aq e lehtë ashtu sic thonë dhe mediat dhe nga vendet e tjera që rrisni numrin e testimeve sepse nuk është vetëm kjo. Nëse rrisim testimet nuk do të thotë se patjetër do të kemi më pak njerëz të infektuar. Testimi lidhet me nje mekanizëm të tërë ku përfshihen shumë persona dhe është një protokoll i vërtet. Nëse një person nuk ndihet mirë, atëherë do të marrë 127, do të përshkruajë simptomat dhe nëse vlerësohet e nevojshme do të dërgohet në spital në departamentin e tirazhit, do të bëhet testimi dhe nëse rezulton pozitiv atëherë do të pyeten të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me këtë person dhe më së shumti do të testohen edhe ata. Do të intervistohen gjithashtu, do të identifikohen të gjitha risqet për situatën përkatëse dhe këtyre personave do tu kërkohet që të izolohen pra nëse është e nevojshme të respektojnë të gjitha karakteristikat e një karantine, sepse ky person i vetëm mund të ketë infektuar 5 apo 10 persona te tjerë, pra është një protokoll i vërtetë. Pra mesazhi është i qartë, izolohuni, karantinohuni dhe pastaj mund të testoheni. Vetëm nëse keni simptoma gjatë izolimit, gjatë kësaj periudhe karantine do të testoheni. Pra nuk është vetëm që në fazë të parë testim testim testim.

Çfarë e bënë Shqipërinë që të futet në listën e zezë që na u mbyllën kufijtë me vendet e Europës?
Në radhë të parë dua të cilësoj se OBSH nuk ka përgatitur asnjë listë të zezë për vendet. Ajo që kemi përgatitur dhe vazhdojmë të përditësojmë është një tabelë në faqen tonë të internetit e cila paraqet situatën e 53 vendeve në Europë dhe aty paraqitet se cila është incidence për cdo vend. Ajo që zbatohet është një mekanizëm rregullator ndërkombëtar dhe rregullon, parashtron, përditëson këto të dhëna. Por cfarë mund të themi në lidhje me atë raportin e BBC, ne gjithmonë jemi të kujdesshëm që të parashtrojmë se cilat janë vendet që kanë një rritje të rasteve apo ulje të rasteve dhe ajo që kemi patur në një tabelë të fundit ishte paraqitje e 11 shteteve në mënyrë të cilësuar të cilat kishin një rritje të menjëhershme të konsideruar të rasteve, është marrë për bazë një mesatare progresive, 16 persona të infektuar për 100 mijë banorë dhe Shqipëria kishte  30 persona të infektuar për 100 mijë banorë, ndërkohë që mesatarja evroiane luhatej diku tek 15-16-17 persona të infektuar për 100 mijë banorë.

Pas fazës së riphjes në vendin tonë filluan shumë infektime  dhe në spitale, tek stafi mjekësor por dhe tek pacientët, dhe nga ana tjetër OBSH a ka dijeni apo informacione për medikamentet që përdoren në vendin tonë për të trajtuar si personat që ndodhen të shtruar në spital por edhe ata që ndiqen nga mjeku i familjes?
-Me vjen keq nuk kam informacion të tillë për Shqipërinë.

Sa ka përparuar ne botë gjetja e një medikamenti që do të isjte funksional për të kuruar këtë virus apo edhe hapat drejtë gjetjes së një vaksine?
Ju falenderojë për këtë pyetje, në radhë të parë dua të them se një vaksinë kalon mjaft hapa deri në aprovimin e saj, faza e rëndësishme është ajo paraklinike dhe më tej faza klinike, pra testimi në këto dy nivele, paraklinik dhe testimi klinik. Dua të them se një numër i konsiderueshëm vullnetarësh angazhohen në këto dy faza dhe ju njoftojë se sipas të dhënave që kemi që aktualisht kemi 18 vaksina kandidate dhe ajo që është më e përparuara në fazën e testimeve pra në këtë fazë klinike në të cilën janë të 18-ta, është vetëm njëra, është në fazën 3, pra është në fazën e fundit. Edhe nuk i kemi rezultatet se cilat janë. Dua të shpreh se shkenca dhe e gjithë industria farmaceutike janë mjaft të angazhuara, të përkushtuara dhe kemi shumë numër të lartë vaksinash që janë në këtë garë testimesh, megjithatë të gjitha rezultatet ju do ti gjeni në faqen tonë zyrtare në internet dhe aty keni gjithcka të përditësuar, kemi një qendër që është e lidhur me të gjitha rrjetet ndërkombëtare dhe është e përditësuar me të dhënat në mënyrë të vazhdueshme. Në Shqipëri kemi gjithashtu në program solidariteti dhe janë katër apo pesë lloje mjekimesh të ndryshme janë aktualisht duke u testuar ndërsa në nivel ndërkombëtar mjekimi që konsiderohet mjaft i suksesheshëm  për të reduktuar numrin e ditëve në gjendje të rëndë të pacientëve në spital është deksametazoni, i ngjashëm me kortiszoni, megjithatë është cilësuar që ai të rekomandohet që të përdoret vetëm në raste shumë të rënda dhe nuk rekomandohet te pacientët të cilët shfaqin vetëm simptoma të lehta të sëmundjes pasi ky është një medikament që ka shumë efekte anësore.

Cfarë nënkupton OBSH kur thotë se më e keqja nuk ka ardhur akoma?
Që në fillim të pandemisë u krijuan tre skenarë, tre plan veprime të ndryshme nga OBSH dhe ajo që u parashtrua ishte që situata do të ketë periudha ku do të jetë valë valë dhe këto valë në momente të caktuara do të kenë rritje. Përse mendojmë ne kështu? Sepse mbas stinës së verës do të kemi shumë shpejt dimrin dhe sic e dimë gripi është një nga sëmundjet që shfaqet më tepër në dimër sepse njerëzit rrinë më tepër në dhoma të mbyllura për një kohë më të gjatë dhe sigurisht që do të rezultojë në një numër më të lartë të sëmurësh dhe në mosha të reja, kryesisht nga 18-50 vjec.  Ky është skenari le të themi, situata më e keq që ne kemi parashikuar dhe të shpresojmë, shpresojmë shumë që një vaksinë të arrijë të bëhet e mundur ndoshta për një periudhë maksimale një vjeçare dhe mesazhi kryesor që unë dua të jap është mbroni veten sepse sidomos ju të rinjtë keni një rol kryesor në të gjithë këtë proces, për t'u mbrojtur, për t'u ruajtur dhe për të mos u infektuar, sepse jeni ju të rinjtë që me anë të propagandës, në mediat sociale, në komunikimet tuaja të transmetoni të tjerëve të gjitha këto mesazhe, duke mbrojtur veten tuaj ju mbroni nënë tuaj, babanë tuaj, gjyshin, gjyshen,të gjithë njerëzit që keni pranë. Ky është mesazhi im kryesor për të gjithë ju për të gjithë njerëzit e këtij vendi të mrekullueshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjoni Sicilisti: 05/07/2020 17:01

    Objektivi i OBSH eshte ai i Bill Gates te vendosi chip-in njerezve si dele pastaj ti vaksinoje po si dele per nje virus qe nuk krijon imunitet vaksina pastaj te detyroje App ne telefon per te ndjekur levizjet e njerezve.....me pak fjale MAFIA NDERKOMBETARE eshte ne veprim....te tjerat jane vetem perralla sepse ky eshte virus qe nuk shkakton vdekje ne njerezit e shendetsh4em por ne ato qe kane nje ose me shume patollogji te konsideruar te renda....kjo taljonja ben terrorin e kesaj klike FELLIQESIRAH....shqiptaret te rrine te qete asgje nuk do ndodhe.

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/07/2020 12:01

    OBSH-ja na është bo si Nostradamus parashikon se cfarë do ndodhi në dimër dhe kush do vdesë, janë bo qesharakë. Të pabesueshëm. Kërkojnë të terrorizolnë popujt me gjysëm lajme të tipit- janë infektuar 100 persona në 24 orë por nuk thonë se simptomat janë të lehta fare apo lajmi që u infektua një fëmij por nuk e cojnë më tej lajmin dhe nuk thonë që mbas tre ditësh me temperaturë 37.5 fëmija u shërua. Popullit (dele) i ngel në mëndje vetëm pjesa e parë e lajmit dhe tmerrohen. Sa për higjenë personale njeriu duhet të kujdeset përherë e në cdo kohë sepse është normalitet (e bëjnë edhe kafshët).

    Përgjigju
  • Eno: 04/07/2020 15:48

    OBSH e kuptuam që ka qëllim te vetëm të tmerrojnë dhe corjentojë shoqërinë. Përditë dëgjojmë lajme nga më të ndryshmet në kontradiktë me çfar është thënë një ditë më parë. Duhet të vijë akoma dita ku të dali një përfaqsues i OBSH dhe të na flasi me terma shkencor për çfar po ndodh, dhe jo me slogane terrorizuese. Njerëz ruani higjenën personale, ushqehhni mirë dhe beni plazh. Vetëm kështu sistemi imunitar është i përgatitur të përballojë me sukses sëmundjet (përfshi dhe kte covidin).

    Përgjigju
  • xXx: 04/07/2020 15:23

    OBSH-ja është sekt mashtruesish...

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 04/07/2020 14:39

    Z. Kacija kete popull e ben zap vetem policia.

    Përgjigju
  • Traskop Kacija: 04/07/2020 14:04

    Ti e ke shume mire qe jep keto keshilla zonja doktoreshe po kujt ja jep ketij populli injorant?Shikoni kafenete si jane mbushur plot ngjitur njeri me tjetrin pa maska shikoni edhe plazhet si jane plot pa asnje mase mbrojjtese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim