Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro shprehet se shqetësuar lidhur me rastin ndaj gazetarit Elton Qyno ku pasi iu kërkua dorëzimi i burimeve të informacioneve të lajmeve që ai publikon, prokuororët e SPAK vendosën kontrollin e banesës dhe më pas sekuestrimin e sendeve të tij të punës.
Ribeiro se konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër.
“Të tronditur që në Shqipëri gazetarit Elton Qyno iu bë presion për disa orë për të zbuluar burimet e tij pasi autoritetet i kontrolluan shtëpinë dhe zyrën, duke i sekuestruar pajisjet.
Konfidencialiteti i burimeve gazetareske është kyç për lirinë e medias dhe duhet të mbrohet rreptësisht nga ligji dhe çdo praktikë tjetër”, thekson përfaqësuesja më lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e saj.
Më 13 dhjetor, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.
Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Qyno nuk ka pranuar të zbulojë burimin e tij dhe Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 2 telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër në zbatim të vendimit të gjykatës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor 2024, 13:48
-
DOSJA / Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor 2024, 11:04
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor 2024, 09:50
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor 2024, 12:17
-
Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor 2024, 17:31
-
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
25 Nëntor 2024, 13:01
-
Elton Qyno: Dosja “339” dhe prova “339” e Erlis Elton Qyno veçse 11-vjeç
2 Nëntor 2024, 10:39
-
Gazetari Elton Qyno paraqitet në SPAK, i kthejnë telefonin e të birit
1 Nëntor 2024, 15:18
-
'Lajmësi nuk ka faj', Rama: Nuk nxjerrin gazetarët sekrete hetimore, por prokurorët! Të hetohet 'burimi'! Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin
26 Qershor 2024, 10:32
-
Një tjetër shef policie pyetet në SPAK: Ardriti më kërkoi të përgjonim Ibrahim Licin, dyshohej për vrasjen e Boriçit
9 Qershor 2024, 15:24
-
Gazetarit Elton Qyno i sekuestruan telefonat e kontrolluan banesën/ SafeJournalists reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë
27 Shkurt 2024, 12:07