Përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit për Femra nis përgatitjet anti- Francë

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Përfaqësuesja Kombëtare e Futbollit për Femra është grumbulluar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku do të zhvilloi fazën përgatitore për sfidën kualifikuese ndaj Francës.
Përballja e cila do të nis të premten e 27-nëntorit në mbrëmje, 21:00 në stadiumin "Qemal Stafa" vlenë për kualifikueset e Europianit të vitit 2017.
Lista e te Grumbulluarave nga teknikut Altin Rraklli
Tekniku i përfaqësueses kuqezi të femrave, Altin Rraklli ka përzgjedhur 21 futbolliste, ku si zakonisht numri më i madh i tyre vjen nga klubi Vllaznia, i njohur për produktin cilësor që promovon në fushën e futbollit, plot 9 lojtarë, teksa 1 futbolliste vjen nga Kosova dhe 1 nga Fc, Kinostudio, ndërsa të tjerat luajnë në Itali, Zvicër apo Suedi
Kombëtarja kuqezi e femrave është pjesë e grupit 3, nga 8-të grupe që janë në total. Ajo renditet në vendin e fundit me 0 pikë, pas dy ndeshjeve të para të humbura, ndaj Greqisë dhe Rumanisë. Franca është kryesuesja e grupit me dy sfida të fituara. Gjelat ndiqen nga Rumania me katër pikë, Greqia më pas me tre pikë, por kanë vetëm një sfidë të luajtur, teksa Ukraina ndodhet në vendin e parafundit me 1 pikë.
Grupi 3Programi: 27-Nëntor 2015
Ora 14:00, Greqi-Rumani
Ora 21:00, Shqipëri-Francë
Renditja: Franca 6 Pikë (2 ndeshje), Rumania 4 (2 ndeshje), Greqia 1 (1 ndeshje), Ukraina 1 (2 ndeshje), Shqipëria 0 (2 ndeshje).

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai