Përfitimet e çuditshme/ Deputetët e PD pagesa për hotel dhe qira gjatë bojkotit

Disa deputetë të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, kanë përfituar edhe pagesa për qira si dhe për fjetje në hotel. Në të njëjtën kohë ata kanë përfituar edhe pagesa për karburant, telefon si dhe dieta. Gjatë harkut kohor nëntor-dhjetor 2018, periudhë gjatë të cilës Partia Demokratike kishte braktisur jetën parlamentare për llogaritë e saj politike, deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi rezulton se ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 18,000 lekë për fjetje në hotel.

Gjithashtu, edhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka përfituar 6,000 lekë për fjetje në hotel si dhe rreth 1 mijë USD dieta. Deputetja e PD Nadire Meçorapaj, gjatë periudhës në fjalë, kur opozita kishte braktisur Parlamentin, ka përfituar 59,500 lekë si ndihmë nga shteti për të jetuar në shtëpi me qira. 59,500 lekë rezulton se ka përfituar edhe deputetja tjetër e PD, Izmira Ulqinaku, rimburim nga shteti për pagesën e qirasë. Zonja Ulqinaku, ndonëse nuk ka qenë asnjë ditë në Kuvend, ka përfituar edhe 150,500 lekë dieta.

Rimbursim nga shteti për qiranë ka përfituar edhe deputeti i PD, njëherësh kryetari i LZHK, Nard Ndoka, po në vlerën 59,500 lekë. Gjithsej janë 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët përfitojnë çdo muaj pagesa për qiranë, për shkak të statusit të deputetit që lidhet me veprimtarinë parlamentare. Ndërkaq, disa nga deputetë në fjalë, në deklaratat vjetore të pasurisë, kanë deklaruar më shumë se sa dy banesa dhe makina me vlerë deri në 100 mijë euro. Të gjithë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, përveç nënkryetarit Edi Paloka, kanë përfituar çdo muaj gjatë periudhës së bojkotit, rreth 80 000 lekë për karburant si dhe 34,000 lekë për shpenzimet në telefon.

Dietat e majme    
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2018, kanë përfituar dieta deri në 150,000 lekë 1.4 mijë USD. Deputeti i LSI Lefter Koka ka përfituar 150,500 lekë dieta, deputeti i PD Romeo Gurakuqi ka përfituar gjithashtu 150,500 lekë dieta, Tritan Shehu ka përfituar 112,875 lekë, Lindita Metaliaj ka përfituar 150,500 lekë, Lorenc Luka ka përfituar 150,500 lekë dhe Luan Baçi ka përfituar 150,500 lekë dieta. Po ashtu, rezulton se deputetët e opozitës Fatbardha Kadiu, Vangjel Tavo, Vangjel Dule kanë përfituar nga 150,000 lekë dieta, ndërsa deputetja Albana Vokshi 118,512 lekë dita. Dieta nuk kanë përfituar deputetë Sali Berisha, Halim Kosova, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha, por vetëm pagesa për telefon dhe karburant.
 

Përfitimet e deputetëve të opozitës gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2018
Tritan Shehu, 6,000 lekë për fjetje në hotel, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 112,875 lekë dieta    

Xhemal Gjunkshi 18,000 lekë për hotel, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta

Nadire Meçorapaj 59,500 lekë pagesë me qira, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta

Izmira Ulqinaku 59,500 lekë rimbursim për qiranë, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 150,500 lekë dieta.

Nard Ndoka 59,500 lekë rimbursim për qiranë, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 75,250 lekë dieta.

Agron Çela, 150,500 lekë për dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Albana Vokshi 118,512 lekë për dieta,  60,032 lekë karburant, 40,000 lekë telefon

Aldo Bumçi 75,250 lekë për dieta, 68,070 karburant, 34,000 lekë telefon

Dashamir Shehi 112,875 lekë për dieta,  60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Edi Paloka 90,048 lekë për dieta, 2,000 lekë honorare për pjesëmarrje në komisione

Edmond Spaho 86,532 lekë dieta, 67,404 lekë karburant, 40,000 lekë telefon

Fatmir Mediu 79,008 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 40,000 lekë telefon

Flamur Noka 75,250 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Genc Pollo 79,008 lekë dieta,   80,000 karburant, 40,000 lekë telefon

Jorida Tabaku 75,250 lekë dieta, 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon

Kejdi Mehmetaj 75,250 lekë dieta, 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon

Luan Rama 75,250 lekë dieta, 60,032  karburant, 34,000 lekë telefon

Luciano Boçi 150,500 lekë dieta, 67,404 karburant, 34,000 lekë telefon

Monika Kryemadhi 75,250 lekë dieta, 67,404 karburant, 34,000 lekë telefon

Përparim Spahiu 75,250 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Sali Berisha 60,032 karburant, 34,000 lekë telefon

Vangjel Dule 150,500 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Vangjel Tavo 150,500 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Petrit Vasili 86,532 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Agron Shehaj 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Andon Frrokaj 75,250 lekë dieta, 68,070 karburant, 34,000  lekë telefon

Bardh Spahia 75,250 lekë dieta, 80,000 karburant, 34,000 lekë telefon

Endri Hasa 75,250 lekë dieta, 67,404 karburant, 34,000 lekë telefon  

Endrit Brahimllari 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon   

Enkelejd Alibeaj 37,625 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 4,000 lekë komisione

Ervin Salianji 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Fatbardha Kadiu 150,500 lekë dieta, 62,428 lekë karburant, 34,000 telefon

Floida Kërpaçi  75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Grida Shqima 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Halim Kosova    60,032 karburant, 34,000 lekë telefon

Hekuran Hoxhalli 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Lindita Metaliaj 150,500 lekë dieta, 68,070 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Lorenc Luka 150,500 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Luan Baçi 150,500 lekë dieta,   80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Lulzim Basha    60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Myslim Murrizi 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Nasip Naço 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon 4,000 komisione,

Nora Malaj 75,250 lekë dieta,   62,428 lekë karburant, 34,000 lekë

Orjola Pampuri 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë

Romeo Gurakuqi 150,500 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Rudina Hajdari 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Sezai Rrokaj 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Valentina Duka 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Viktor Tushaj 150,500 lekë dieta, 68,070 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Klajda Gjoshaj 75,250 lekë dieta, 60,032 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Lefter Koka 150,500 lekë dieta, 62,428 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Edmond Panariti 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon

Silva Caka 75,250 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 4,000 komisione

Astrit Veliaj 37,625 lekë dieta, 80,000 lekë karburant, 34,000 lekë telefon, 22,000 komisione

Baza ligjore, si dhe kur përfitojnë dieta dhe pagesat e tjera deputetët
Trajtimi financiar i deputetëve parashikohet në ligjin për statusin e deputetit, i ndryshuar në vitin 2013 si dhe në vendimin e Kuvendit nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve. Sipas ligjit (neni 14), deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta vetëm gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar. Ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Deputetët që shkon me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfiton gjithashtu dietë ditore. Në rastet kur ai caktohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare ose të institucioneve të tjera, shpenzimet mbulohen nga institucioni që e ka ftuar, duke përfituar dietën sipas akteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave.

Konkretisht, deputetët me vendbanim në rrethin e Tiranës përfitojnë deri në 6 dieta në muaj për ditët e shërbimit jashtë Tiranës, ndërsa ata me vendbanim jashtë kryeqytetit do të përfitojnë deri në 12 dieta mujore. Pra një deputet që përfiton 12 dieta në muaj, arrin të marrë 75 252 lekë në muaj shtesë. Por, në vendim specifikohet se në çdo rast deputetët i përfitojnë dietat pas dorëzimit të dokumentacionit vërtetues të firmosur nga ana e tyre. Kjo do të thotë se ligjit dhe vendimi nuk parashikojnë marrjen e dietave kur deputetët mungojnë pa arsye në Kuvend apo kur veprimtaria e tyre nuk ka lidhje me veprimtarinë parlamentare.

Deputeti përfiton 3 000 lekë nata për hotel, për veprimtaritë parlamentare, vetëm kundrejt faturës tatimore dhe printimit të kasës  elektronike bashkëlidhur. Sa i takon pagës, paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Në këtë rast, masa e shpërblimit është 2 000 lekë për çdo mbledhje. Në ligji dhe vendim theksohet se mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare, sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit.

Në rastin konkret, administrata e Kuvendit u ka ndaluar pjesërisht pagën deputetëve të PD-LSI për mospjesëmarrjen në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.  Gjithashtu, Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekësh. Për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e dy grupeve parlamentare më të mëdha vlera mujore është 20 000 lekë. Deputetët të cilët nuk banojnë  në rrethin e Tiranës përfitojnë 35 000 lekë në muaj për strehim, por duhet të plotësojnë disa dokumente, ku përfshihet vërtetimi nga ZRPP se nuk kanë banesë në Tiranë, kontratë qiraje etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 24/01/2019 17:38

    Te mendosh se keta jane vetem te opozites...mendo ata qe kane edhe pushtetin...

    Përgjigju
    • Robshtraku: 25/01/2019 06:17

      Plehra janë të dyja palët, dhe ngule te kungulli yt bosh, që ska opozitë Shqipëria, thjesht ndërojn portat.

  • dulja: 24/01/2019 17:29

    more sh.... keto pse nuke i permendni o plerate e kombite qe e morete me qafe kete vende o vrasesit e gerdecite dhe doni votat e popullite ju qente zarba hyyy

    Përgjigju
  • Ardi: 24/01/2019 15:42

    Plehrat ilace i bëfshin, ku tju dhëmbi më shumë t'jua japi zoti. Shikon familje, pensionistë që nuk mbyllin dot muajin dhe vishen me rrecka Gabi, shikon dhe këta robq**a që thithin gjakun e njerzve që paguajn taksat për këta. MUTËR, QELBËSIRA,K***A, VEMIE, PLEHRA, VETËM KËTO EMRA MERITONI JU.

    Përgjigju
  • Miri Miri: 24/01/2019 12:47

    Po ku ka turp me te madhe por keto jane ligjeberisit dhe ligjevensit qe ķemi votuar ; ne kete qeverisje merutojim keto jane ato qe e kane shkatrruar kete vende dhe e kane ndare parcela personale si kane dashur dhe si duan do bejin . Ky Kryeminister e deshi tepsine vetem dhe po ju jep sa te doji te tjerve se pa deshiren dhe dienine e Edi Rames nuk behet a's gje dhe pike . Tani ti japi provat se nuk eshte shkatrrimtari i ketije vendi

    Përgjigju
  • Jashtekufijve: 24/01/2019 12:42

    Ne jemi si ai eksperimenti me bretkosen . E fut ne tenxhere me uji t vaket dhe bretkoses i vjen mir dhe rri aty . Me pas e rrisin temperaturen pak nga pak dhe bretkosa nuk e ve re dhe prap rri aty ,deri sa zjehet e gjall . Kshu jemi dhe ne , bejn eksperimente sociale dhe shtojne dhjamin per breza me rradhe dhe te varferve te shkret i ngelin vetem kockat ne trup . Turp

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 24/01/2019 08:50

    Mir ju a bëjnë të gjith Shqiptarve që kriminelët e të gjithave partive ps. Pd. Lsi. E rjepin ktë popull budalla. Po ku kan shkuar këta qelbësira me 800 mij lek karburant i bie që kan bër me mijra kilometra. E kta fundërrinat e opozitës kan braktisur parlamentin pse duhet të paguhen çfar standarti është ky pse duhet të marin lek nga taksa paguesit Shqiptar që jan njërzit më të farfër të evropës . Po mir ja bējn ktë kodosh popull pak e kan.

    Përgjigju
    • Maks: 24/01/2019 11:43

      Akoma se kan kuptu shqiptatet qe derrat nje turi kan dhe shajn pa piken e turpit enverin ai paska qen ilaci i ketyre qelbesirave qe para interesave te popullit ven intetesat e tyre te ndyra

  • Luan Kulufi: 24/01/2019 08:22

    Keta jane hajdute pa cipe more. 80,000 Lek te reja per karburant ne muaj? Po ku ne pi...te semes ka vajtur? Ne Hene. Kush i kontrollon keta qener mor ja q..sha robt e shpis. Keta duhen djegur si minj ne vrime te halese!

    Përgjigju
    • Ehhh: 24/01/2019 08:54

      Ja ai palloshi i gjate qe kemi ven ne krye. Po nje m.tjane te dyja anet. Populli e ha

    • ewsa: 24/01/2019 08:51

      tmerr ca bejne me leket tona keta plera

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur