Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një vizitë në disa biznese të cilat kanë përfituar statusin Operator Ekonomik i Autorizuar (AEO).
Malaj tha se me marrjen e këtij statusi, bizneset përfitojnë procedura doganore të thjeshtuara, kursim kohe dhe avantazh real në treg.
Ai u bëri thirrje bizneseve që të aplikojnë për ta përfituar këtë status, për të qenë më efikase dhe konkurruese në treg.
“Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë edhe drejt përafrimit të kuadrit të saj ligjor me direktivat e BE. Në këtë këndvështrim, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është aktualisht duke punuar për të përafruar dhe harmonizuar të gjithë kodin doganor, me kërkesat doganore të BE. Këto facilitete që ju keni përfituar, duhet t’i përfitojnë edhe operatorët e tjerë që të jenë edhe ata më efikase dhe konkurrues në tregun që do aderojmë shumë shpejt.”, tha Malaj ndër të tjera.
Komente











