Një 32-vjeçar u arrestua pasi kishte përfituar 15.5 mln lekë nëpërmjet mashtrimeve me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë.

Në kuadër të operacionit të koduar '"Platforma", pas një hetimi 6 mujor u bë e mundur ndalimi i Denis Trungut nga Durrësi. 32-vjeçari, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari në një bankë të nivelit të dytë.

Më pas i riu ka ndërhyrë tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 paga lufte. Trasnfertat janë bërë përgjatë datës 6 maj deri më 22 qershor në 6 banka dhe llogari të tjera, për qëllime të ndryshme si pagesë për koncert, pagesë qiraje, pagesë faturash si dhe pagesa të pa specifikuara.

Burime nga Policia bëjnë me dije se Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës. 32-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.

Sipas hetuesve lidhur me burimin e të ardhurave rezulton se 32-vjeçari nuk ka patur kreditime në llogari, por ka përdorur një overdraft të paautorizuar.

Nisur nga të dhënat e siguruara drejtoria e parandalimit dhe pastrimit të parave është nxjerrë urdhri për bllokimin e përkohshëm të transaksioneve të llogarive bankare në emër të 32-vjeçarit.

Hetuesit, pasi kanë marrë nën administrim llogaritë në emër të te riut kanë konstatuar se nga 15 milionë lekë të marra në mënyrë të paligjshme, i riu ka në gjendje vetëm 1.6 milionë lekë.

Policia bën me dije se ai është dënuar me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;

- 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;

- 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat (aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë);

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Del fotoja/ Ky është 36-vjeçari që vodhi me anë të mashtrimit kompjuterik 36 paga lufte

Ky është Denis Trungu, 36-vjeçari nga Durrësi i cili me anë të mashtrimit kompjuterik ka arritur të vjedhë 36 paga lufte, në total 155 mln lekë.

Ora 10:11
Zbardhet skema/ Si 32-vjeçari hakeroi sistemin për marrjen e pagës së luftës dhe vodhi 15.5 mln lekë (VIDEO)

Denis Trungu, veprimet e para kanë nisur në muajin prill kur qeveria miratoi pagën e luftës për bizneset që ishin mbyllur për shkak të pandemisë.

Gjatë kësaj kohe Trungu ka hapur një llogari pranë një banke të nivelit të dytë ndërsa ka deklaruar se është i punësuar si kontrollor pranë një kompanie transporti me qëllim përfitimin e pagës së luftës.