Përfitoi mbi 400 mijë euro duke 'shitur' në internet pajisje që s'i dispononte! Arrestohet 41-vjeçari rumun në Gjermani, 4 vite pas denoncimit të kompanisë shqiptare

Një 41-vjeçar rumun është arrestuar në Gjermani ditën e sotme, i cili akuzohet se ka mashtruar duke shitur në internet pajisje që në realitet nuk i dispononte, viktimë e të cilit ra edhe një kompani shqiptare.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se arrestimi i tij erdhi si rezultat i përmbylljes së operacionit të koduar "përfundimi" të Policisë shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane. Hetimet zgjatën 4 vite, ndërsa ishte një kompanie shqiptare që denoncoi në vitin 2017 se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit.

Pas kryerjes së hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me autoritetet gjyqësore gjermane, rezultoi se një shtetas i huaj me identitet të rremë kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import“, me qëllim mashtrimin e shtetasve në internet, duke i shitur pajisje të cilat në realitet nuk i posedonte.

Rezultuar se ky shtetas ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste mashtrimi, por nuk përjashtohet fakti që të ketë përfituar edhe më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara. 

Po ashtu dyshohet se ai  ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të padokumentuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun