Përfitoi mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Përfitoi mbi 23 mln lekë me kontrata të falsifikuara qiramarrje, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve, është arrestuar nga policia e Korçës.

S.M, banues në Vërdovë, u ndalua në pikën kufitare të Qafë-Thanës në hyrje të Shqipërisë, pasi gjykata ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në​ burg” për veprën penale​ “Falsifikimi i dokumenteve”.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ‘Kontrata’, i finalizuar rreth 3 muaj më parë, ku si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

Sipas Policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar postin për të falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec. 

Shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë