Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije sot se do të përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje, qoftë edhe armë gjahu. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi bëri me dije se kjo bëhet me synimin për rritur sigurinë, teksa shtoi se do të bëhen edhe ndryshime në Kodin Penal për të kriminalizuar edhe disa fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve! Do të konsiderohet krim edhe mbajtja apo përdorimi i pajisjeve që mundësojnë printim 3D të armëve.
"Sot miratuam planin e veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve dhe municioneve si një plan që do mundësojë zbatimin e kësaj strategjie. Siguria prioritet absolut dhe kryeja e krimeve me armë zjarri është një shqetësim dhe kjo strategji synimin të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, parandalimin dhe kontrollin e trafikut të armëve të lehta dhe të vogla dhe disiplinimin më të fortë të licencimit të përdorimit të armëve luftarake dhe atyre të gjahut. Janë parashikuar shumë masa konkrete, edhe për fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve dhe kemi parashikuar disa ndryshime në Kodin Penal dhe të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin siç është ajo nëpërmjet kolive postare dhe kemi kriminalizuar përdorimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve. Synojmë parandalimin e posedimit të armëve në mënyrë të jashtëligjshme", tha Çuçi.
Lajmi kryesor:
Vendimet e Qeverisë/ 7 mld lekë më shumë për rindërtimin, në janar nis ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës! Forcim të kritereve për pajisje me armë me leje
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
48%
-
Jo
47.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2989
Lajme të tjera
-
U kap me 13 doza kokaine në makinë, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec! Në banesë iu gjet dhe një armë pa leje
4 Qershor, 09:13
-
Çelet ekspozita 'Italia në Telajo' me 35 piktura në Berat, piktori: Nëse do të shohësh shqiptarin e vertetë duhet të njohësh arbëreshët
3 Qershor, 15:48
-
Berat/ Qindra turistë vizitojnë çdo ditë qytetin e UNESCO-s, studentët nga Holanda: Kishim mundësi të vizitonim vende europiane, zgjodhëm Shqipërinë
2 Qershor, 15:57
-
Hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetajn, thirret në SPAK ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta
2 Qershor, 10:57
-
Tentativa për atentat në Berat, arrestohet një prej anëtarëve të grupit kriminal
1 Qershor, 21:45
-
Parandalimi i atentatit, arrestohet 1 prej anëtarëve të grupit kriminal! Report TV siguron detaje: Shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në Berat
1 Qershor, 13:59
-
Humbja më 14 maj, kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat jep dorëheqjen
1 Qershor, 12:36
-
Lindi në Itali, i riu shqiptar kthehet në Berat: Shtëpinë e stërgjyshërve e shndërrova në restorant, kontribuoni në vendin tuaj
31 Maj, 17:34
-
VIDEO/ Parandalohet atentati në Berat, shpallen në kërkim 3 anëtarë të grupit kriminal! U fshehën në pyll dhe braktisën makinën me armë e municione
31 Maj, 10:33
-
Stuhi shiu e breshëri, përmbyten 10 shtëpi në Kuçovë! Dëmtohet gruri, banorët kërkojnë dëmshpërblim
30 Maj, 16:22
-
Qëlloi me armë në drejtim të makinës së një bashkëmoshatari në Skrapar, ndalohet nga policia 19-vjeçari! Ende në kërkim bashkëautori
30 Maj, 10:05
-
Mori peng të riun dhe e dhunoi 2 orë rresht për motive xhelozie, arrestohet 58 vjeçari në Skrapar! I gjenden fishekë dhe drogë në shtëpi (EMRI)
29 Maj, 14:31