Drejtoria e Përgjithshme të Policisë në bashkëpunim me ekipin i menaxhimit të Programit”Suedzo-Shqiptar për Policimin në Komunitet” ka organizuar paradirten e sotme konferencën “Performanca e Policisë e Fokusuar në problematikën e qytetarëve”.
 
Në konferencë ishin të pranishëm drejtuesit e programit, Z. Robert Korkuti, Zv/Ministri i Punëve të Brendshme Z. Ilir Mustafaraj, Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Altin Qato , Z.Benget Svenston , ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Suedeze si dhe Znj. Maria Bredberg Petterson, ish zëvendës Komisionere Kombëtare , Bordi i Policisë Suedeze.
 
Gjithashtu të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të strukturave të Policisë së Shtetit.
 
Qëllimi i kësaj konference ishte ,  Shkëmbimi i eksperiencave  më të mira mes dy Policive,  asaj Shqiptare dhe Policisë Suedeze dhe diskutimet në  lidhje me përmbushjen e njërit prej dy objektivave madhore të Programit ajo e “ Përmirësimit të Politikave  të Policisë së Shtetit  në raport me qytetarët”.
 
Z.Robert Korkuti , njëheraz drejtor i Programit SACP,  ka theksuar se tashmë policimi në komunitet nuk ka mbetur më në fokusin e propagandës, por është shtrirë në komunitetet dhe po bëhet realitet.
Falë bashkëpunimit  në rritje me Ministrinë e Punëve të Brendshme  dhe sidomos me Policinë e Shtetit në këto vite , është bërë  e mundur jo vetëm  kryerja e  disa anketimeve  dhe studimeve , por dhe realizimi i ciklit  të plotë  që pason  analizën  e gjendjes   dhe që përmbledh  hatrimin e strategjive  dhe planeve të punës, zhvillimin e seminareve dhe të trajnimeve, monitorimin e zbatimit të detyrave  deri tek zhvillimi i takimeve të përbashkëta rajonale .
Zhvillimi i këtij procesi po kontribuon  në ndryshimin e kulturës së organizatës, analizë më të gjerë dhe shkëmbim eksperiencash , me qëllim konsolidimin e arritjeve dhe përballimin e sfidave.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme Z.Ilir Mustafaraj, ka bërë një ekspoze të arritjeve të Policisë Shiptare, qoftë në rritjen e forcës goditëse ndaj krimit , ndaj trafikut të lëndëve narkotike dhe qënieve njërëzore ,por edhe ndaj  veprave penale në fushën e mjedisit , vepra penale këto të një rrezikshmërie të lartë shoqërore.
Më tej zoti Mustafaraj ka theksuar se rezultatet e Anketës Kombëtare  mbi “Kënaqësinë e publikut  ndaj punës së policisë”, e mbështetur kjo anketë nga Programi Suedez për policimin në komunitet  dhe e kryer në fundvitin e kaluar , janë optimiste  dhe tregojnë qartazi  se kënaqësia dhe besimi i publikut  ndaj punës së Policisë  është rritur  në mënyrë  të ndjeshme, në të gjithë territorin e vendit.
 
Në fund të fjalës së tij Zv/ministri Z. Mustafaraj  ka theksuar se Policimi në komunitet  do të mbetet  në zemër  të vizionit tonë politik dhe që zbatimi efektiv i këtij dokumenti  strategjik  do të kontribuojë në parandalimin  e krimit dhe  në përmirësimin e ndjeshëm  të sigurisë në komunitet.
 
Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Altin QATO, ka theksuar gjatë fjalës së tij se Policia e Shtetit , punës e saj e ka fokusuar në përmbushjen e  misionit të saj për ruajtien e rendit dhe sigurisë publike duke intensifikuar punën  për zbulimin dhe  goditjen e  krimit në të gjitha fushat.
 
Një drejtim i rëndësishëm i punës sonë ka qenë dhe thellimi i mëtejshëm i policimit në komunitet , duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët e tjerë dhe me  komunitetin . Me kënaqësi konstatoj se  bashkë me ju kemi pasur arritje  të qarta në këtë drejtim, sikundër nga ana tjetër edhe publiku është bërë më bashkëpunues  , por edhe më kërkues ndaj nesh.
Kjo tregohet qartë , si nga anketat e zhvilluara , nga shtimi i numrit të telefonatave në Sallat operative, por edhe nga të dhënat operative.
Unë personalisht kam bindjen se  në një shoqëri  të vertetë demokratike , Policia   në rapot me krimin  duhet të jetë  më shumë parandaluese se reaguese.
 
Kemi rreth dy vjet që punojmë me Programin Suedez të Mbështetjes, ku ndryshe nga sa më parë tashmë e kemi fokusuar punën tonë  në strukturat bazë të policimit.
 
Siç jeni në djeni po pilotojmë në 30 zona të vendit  një “Sistem të Matjes së Sigurisë në Komunitet”  dhe të planifikimit të punës  të strukturave bazë në komisariate bazuar në gjetiet   e këtij sitemi.
 
Së fundi dua të theksoj se në bashkëpunim me Programnin Suedez , kemi  përgatitur  një dokumnet  strategjik për policimin në komunitet, që trajton dhe shtron rrugën për implementimin e një sistemi  kompleks dhe të plotë të filozofisë së policmit në komunitet me të gjithë komponenët e tij.
 
Gjatë konferencës janë shkëmbyer eksperiencat më të mira të Policisë Suedeze në drejtim të policimit në komunitet , ku Z.Benget Svenston , ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Suedeze, ka sjellë eksperiencat dhe përvojat e Policisë Kombëtare  Suedeze gjatë implementimit të policimit në komunitet  në Suedi gjatë periudhës 1995 -2014, si dhe Sfidat dhe mësimet e nxjarra gjatë këtij implementimi.
Gjithashtu Znj. Maria Bredberg Petterson, ish zëvendës Komisionere Kombëtare , Bordi i Policisë Sudeze, gjatë fjalës së saj ka prezantuar “Mësimet e nxjerra  nga Politikat  e Burimeve Njerëzore të Policisë Suedeze.

Konferenca ka vijuar me diskutime rreth impementimit të Progamit të Policimit në Komunitet.

Kjo konferencë është e dyta  që po zhvillohet  në kuadër të zbatimit të Programit Suedez  i cili ka tre vite që ka filluar të zbatohet në vendin tonë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptaraja.com)