Performancë me çifteli për turistët në lumin e Shalës, 42-vjeçari krah të birit: Dua t’ia trashëgoj, vizitorët kënaqen me meloditë tradicionale (VIDEO)

Një performancë jo e zakontë për turistët e huaj në Lumin e Shalës është ajo e e Arben Pershpalit, i cili performon me çifteli, shoqëruar nga i biri që luan në sharki. 42-vjeçari thotë se pasionin për çiftelinë e trashëgon nga të parët, ndërsa u bën thirrje të rinjve që të mos harrojnë muzikën patriotike.

Nuk ndodh shpesh të shohësh një performancë të tillë, por ky 42-vjeçar bashkë me të birin kanë vendosur të argëtojnë kështu turistët e shumtë vendas e të huaj në lumin e Shalës.

Arben Pershpali, 42 vjeç nga fshati Domaj i Mirditës, i shoqëruar me sharki nga djali i tij Amarildo, luante melodi burimore e këngë patriotike shqiptare.

Arbeni thotë se lojën me çifteli e ka filluar pas viteve 90-të, atëherë kur mundi të siguronte një të tillë, ndërsa të trashëguar pasonin për këtë instrument e ka nga të parët e tij.

“Jam mirditor dhe e kemi të trashëguar muzikën tradicionale, e kam marr unë dhe shkoj në dasma e festa. Unë për herë të parë e kam nis pas 90 kur gjeta çifteli, e kisha fiksim, por unë nuk e gjeja dot”, tha Pershpali.

Qëkur filloi të luajë me çifteli, ka interpretuar në skena të ndryshme, por edhe nëpër zona turistike.

“Turistët janë të kënaqur kur dëgjojnë çiftelinë se është diçka tradicionale”, shprehet ai.

Thotë se jo vetëm pasion, por tashmë e ka kthyer edhe në burim të ardhurash.

Puna, përkushtimi dhe talenti i tij kulmon me të birin Amarlido 16 vjeç, të cilit synon t’i trashëgojë dashurinë për instrumentet tradicionale.

“Ky është djali im më shoqëron me sharki, kam dëshirë t’ia trashëgoj”, tha 42-vjeçari.

“Kam nisur ta mësoj 15 vjeç, e kam patur edhe me dëshirë, për mua është kënaqësi ta shoqëroj babanë në performancë”

Mesazhi i 42-vjeçarit është që pasioni për muzikën patriotike të trashëgohet edhe te brezat e rinj…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/07/2024 23:27

    Ju kendofte zemra perhere dhe suksese! Ideja juaj eshte shume origjinale dhe e bukur dhe duhet marre shembull.Nuk ka me bukur se te shijosh natyren shqiptare nen tingujt e muzikes origjinale shqiptare.

    Përgjigju
  • ylli: 21/07/2024 14:22

    bravo arben..ciftelia eshte nje vegel antike,,,qe besoj pak shtete e kane,,prandaj kenaqen te huajt kur e degjojne...

    Përgjigju
    • Scutari: 21/07/2024 19:48

      Nga Turqia e kemi peshqesh.....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë