BRITANI E MADHE- Një mjek ‘hero’ në Surrey të Britanisë e Madhe, pas shpërthimit të një zjarri në një qendër vaksinimi ka bërë të pamundurën dhe ka shpëtuar dozat e vaksinës anti-COVID.
Të gjithë qytetarët të cilët ishin nisur drejt qendrës për të marrë dozën e vaksinës janë kthyer menjëherë sapo u vunë në dijeni për shpërthimin e zjarrit.
Por para se gjithçka të përfshihej nga zjarri, mjeku ‘hero’ është futur në ndërtesë dhe ka tërhequr frigoriferin, në të cilin ndodheshin dozat e vaksinës anti-COVID.
Ky është një gjest heroik, që në këto kohë të vështira edhe në mungesë të prodhimit të vaksinave ka një peshë edhe më të madhe.