Një banesë në lagjen ‘Hajro Cakërri’ të Vlorës, është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme. Mësohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike. Në banesë jetonte vetëm një person.
Shërbimet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin që fatmirësisht tashmë është vënë nën kontroll. Dëmet e shkaktuara janë vetëm ato materiale.
Komento