Një gomisteri është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit në anë të aksit rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht bazën materiale që ndodhej brenda biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe ka shmangur përhapjen e zjarrit drejt bizneseve të tjera që ndodheshin pranë.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.