Pas suksesit të sezonit të kaluar, kur Besëlidhja siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, objektivi i klubit tashmë është edhe më i madh Superliga. Në nisje të sezonit të ri futbollistik, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një takim me ekipin, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Pjerin Fushaj.
Kryebashkiaku Ndreu kërkoi angazhim maksimal nga skuadra për të synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke theksuar se Lezha ka një traditë të hershme në këtë sport.
Edhe presidenti i Besëlidhjes, Pjerin Fushaj, si dhe trajneri Elvis Plori, kanë bërë të qartë objektivin e skuadrës për sezonin e ri, që është ngjitja në Superligë.
Falë investimeve dhe mbështetjes financiare të presidencës së klubit dhe Bashkisë Lezhë, Besëlidhja është përforcuar me lojtarë cilësorë, duke synuar të jetë konkurruese në përballimin e sfidave të sezonit. Vëmendja e skuadrës është përqendruar te kampionati, ku Besëlidhja do të kërkojë të bëjë një tjetër hap përpara dhe të rikthehet mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar.






Komente
Komento