Zjarri që përfshiu fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej në Lezhë, ka lënë pas dëme të shumta në banesa, bujqësi dhe blegtori. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e zonës, të cilët kanë humbur banesat dhe një pjesë të pasurisë së tyre.

Banorët kërkojnë që dëmet e shkaktuara nga zjarri të vlerësohen sa më shpejt dhe të marrin kompensimin përkatës. Sipas tyre, flakët kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të mundit dhe pasurisë së krijuar ndër vite.

Pas përmirësimit të situatës dhe shuarjes së vatrave të zjarrit, Bashkia Lezhë ka nisur verifikimin në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Deri tani raportohet për 10 banesa të djegura, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore, bagëti dhe ambiente të përdorura për blegtori. Procesi i verifikimit pritet të përcaktojë edhe më qartë përmasat e dëmeve dhe nevojat e familjeve të prekura nga zjarri.


Lajmi kryesor:

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)