Vlorë-Fusha e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët pasditen e kësaj të shtune.
Kjo ngjarje ndodhi vetëm disa ditë pasi ambasadori gjerman vizitoi landfilldin në Sherishtë.
Burime për Report Tv informojnë se forcat zjarfikëse ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë era favorizon përhapjen e flakëve.
Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët. Edhe pse shpesh herë është thënë që do të merren masa, autoritetet ende nuk kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për zjarrvënie të qëllimshme në këtë zonë.