Një makinë tip "Opel" është përfshirë nga flakët pak më parë në lagjen "15 tetori" në Vlorë.
Në momentin që makina me targë AA 884 HF ka marr flakë, ka qenë e parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit të saj Tomor Shehaj.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë defekti teknik në makinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento