Përfshihet nga flakët një banesë e komunitetit rom në Gjirokastër, shkrumbohet gjithçka! Familja në ‘qiell të hapur’

Banesa e një familjeje të komunitetit rom me origjinë nga Elbasani në lagjen "Zinxhira" të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.

Flakët kanë përfshirë banesën e Marinar Zenellarit dhe Matilda Nuredinit. Anëtarët e familjes në kohën e rënies së zjarrit nuk ndodheshin në banesë por ishin nisur për Tiranë për të marrë mall që ta tregtojnë më pas në tregun industrial në Gjirokastër.

Sipas të dhënave, ka qenë babai i vajzës që ka parë zjarrin dhe ka shkuar të thërrasë zjarrfikësen e cila për shkak të terrenit ka hasur vështirësi ndërsa gjithçka është shkrumbuar. Prindërit e Matilda Nuredinit kanë treguar për momentet e para kur panë zjarrin të frikësuar.

”Në 12 të natës pamë flakën dhe u dogj barakja e çupës. Nuk kishte as korrent, asgjë. Në familje shtatë vetë. Ka pesë fëmijë. Ju dogj i gjithë malli që kishte marrë nga Tirana. Ju dogjën dy frigorifera. Jashtë është vajza. Ka ikur në Tiranë për mall. E mora në telefon dhe i thash tu dogj baraka. Koha e vështirë. Nuk ka ku të rrijë. Tek unë do të përplaset. Unë jam me nuse, me djalin me fëmijë. Nga bashkia asnjë nuk ka ardhur. Bashkia ta ndihmojë, se e kam dhe sakate vajzën”, tha nëna e vajzës që ka banesën.

“Shoh unë zjarrin. Më tha hiq makinën. E pashë që nuk erdhi zjarrfikësja dhe shkova vetë. Shiko ku jetojmë. Ne jemi rom, por njerëz mbi të gjitha. Kur vijnë votat vijnë këtu. Të shohin njëherë komunitetin rom apo thonë janë arixhinj. 2023 do të hyje Shqipëria në Evropë. Me kasolle do të hyjë në Evropë. Na ka marrë dhe përroi dhe asnjë nuk na ka pyetur. Bashkia të vëre dorë se edhe ne jemi njerëz. Ma panë kasollen gjysmë në tokë, dhe nuk vunë ujin në zjarr. Të na japin një copë vend dhe të jetojmë si të gjithë. Të vijnë të na pyesin dhe ne se njerëz jemi. Na lënë këtu buzë lumit. Po të kishte njerëz do ishin djegur”, tha një tjetër.

Kjo familje ka 5 fëmijë të cilët po strehohen tek gjyshja e tyre në një barakë. Ndërsa nga ana e autoriteteve vendore nuk ka shkuar askush për ta parë gjendjen.

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh