MALIQ- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Drithas të Maliqit. Referuar informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i flakëve është bërë një shëndijë elektrike.
Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka asnjë të lënduar. Report Tv mëson se shtëpia është në pronësinë e shtetasit Arif Myftarago, i cili jeton i vetëm në këtë banesë.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët e duke shpëtuar pa dëmtime të zotin e banesës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.