Një banesë në lagjen Kusarth të Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja me qëllim izolimin e flakëve dhe minimizimin e dëmeve. Objekti i përfshirë nga flakët është në ndërtim e sipër dhe dyshohet se brenda tij magazinohej ushqim për bagëtitë.