KORÇË- Një banesë në fshatin Ravonik është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve nga policia zjarri ka rënë nga shkaqe aksidentale ndërsa zjarrfikësja ndodhet në terren për të bërë te mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht po punohet edhe për të evidentuar dëmet të cilat për shkak të tymit të madh nuk dallohen, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
'Mbrëmjen e sotme, në fshatin Ravonik, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. D. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.'- njofton policia.