Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe kanë nisur të përhapen edhe në kodrën që ndodhet aty pranë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e banorëve të zonës.
Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Komente








