KORÇË- Një pallat është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë, në Korçë.
Dëmet materiale janë të pallogaritshme, ndërsa fatmirësisht asnjë i lënduar nuk është raportuar. Sipas informacioneve të siguruara në pallat jetonin 3 familje, më pronësi të F.I, V.I dhe F.M, që arritëm te dilnin në kohë jashtë në momentin e rënies së zjarrit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Komento