Digjet pylli me pisha në Darëzezë, flakët drejt shuarjes! 50 forca zjarrfikëse punuan në terren (VIDEO)
Një zjarr masiv i cili përfshiu pyllin e Darëzezës, ditën e sotme është drejt shuarjes. 50 forca zjarrfikëse të bashkive Fier, Patos, Roskovec, Albpetrol, Lushnje, 9 mjete zjarrfikëse dhe 2 autobotë uji punuan intensivisht për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri masiv që përfshiu pyllin e Darëzezës, ditën e sotme është drejt shuarjes.
Report Tv mëson se 50 forca zjarrfikëse të bashkive Fier, Patos, Roskovec, Albpetrol, Lushnje, 9 mjete zjarrfikëse dhe 2 autobotë uji punuan intensivisht për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Fier, Zija Hyka, terreni është i vështirë dhe ndërhyrja me mjete brenda pyllit ka qenë sfiduese për forcat zjarrfikëse, të cilat fillimisht kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.