Përfundojnë negociatat Bushati-
Kotzias, ja pikat që u diskutuan

Përfundojnë negociatat Bushati-<br />Kotzias, ja pikat që u diskutuan<br /><br>
Kanë përfunduar negociatat tre ditore mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias i nisur në Korçë të premten. 

Çështjet që janë diskutuar në këtë raund të dytë bisedimesh, pas takimit të Kretës në muajin nëntor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. 

Takimi ka qenë hermetik, por pavarësisht kësaj mësohet se në fokus ka qenë çështja Çame, lejimi i qytetarëve me prejardhje nga Çamëria që të udhëtojnë lirshëm në drejtim të Greqisë, varrezat e ushtaravë grekë në Përmet, por edhe të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit. Ditën e parë të bisedimeve palët ishin fokusuar te çështjet shqiptare, siç janë ato për pronat e Kishës Ortodokse dhe statusi i tyre aktual. Të shtunën është diskutuar për problematikat e minoritetit grek në jug të vendit, ndërsa pala shqiptare ka kërkuar heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi drejt Greqisë të komunitetit çam. Çështje kjo e cila është trajtuar edhe ditën e tretë të negociatave.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme njofton përmes një deklarate për mediat se "ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale". "Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane".

Dy kryediplomatët nisën ditën e premte bisedimet e dyta, pas atyre të Kretës disa muaj më parë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Ndërsa në muajin prill pritet një takim mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras për konkretizimin e rezultateve të bisedimeve, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja e re për detin.  

kotzias bushati

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale. 

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.​

ministria

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane