TIRANË - Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dyshohet se në tre raste nuk ka deklaruar paratë teksa ka kaluar kufirin për jashtë vendit. SPAK bënë me dije zyrtarisht komunikimin e akuzës, ndërsa pritet që Gjykata e Posaçme të caktojë datën e seancës për ish numrin një të akuzës.
Hetimet për Llallën nisën në vitin 2019 me procedimin penal numër 65 të ndjekur nga prokurori Klodian Braho. Akuza e komunikuar është „Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë“.
Kjo akuzë ndaj Llallës sipas kodit penal dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vite.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish -Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Operacioni ICARO, SPAK jep detajet zyrtare: 40 persona nën hetim, telefonat e enkriptuar zbuluan organizatën e narkotrafikut
21 Janar, 16:51
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin
21 Janar, 16:24
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e të tjerë, Behar Bajri kërkon largimin e gazetarëve: Më kanë paragjykuar
21 Janar, 15:06
Kryesore eshte qe u thye akulli, qe te denohet nji nga keto shushujzat edhe se akuzat duhet te ishin me shum, vetem tek ne nuk ka hyre njeri ne burg nga keto koke loqe.
PërgjigjuMaskarenjte nuk e denojne njeri tjetrin kurre!
PërgjigjuTurp qe Llalla te akuzohet vetem per kundravajtje penale. Prokurori Braho duhet shkarkuar urgjentsht sepse po i sherben mafies dhe politikes. Kurre nuk do shohe drejtesi ky vend.
PërgjigjuPo mire kte e ka thirr spak . Po nanen e hajdutllekut Ilirin e salen kur i therret te pa ndehur. Shqiperia clirohet kur Iliri Monika e sali krimineli do shkojne ne biruc.
PërgjigjuO SPAKU, ju s'duhet te mjaftoheni me kaq, se kaq akuza i ben edhe femija. Ku i gjeti parate ky ? Pra eshte krim i organizuar, ju duhet te hetoni, te shkoni me larg. Paska fshehur parata, hajde akuze hajde.
Përgjigju