Pas protestës së fermerëve të Myzeqesë ditën e djeshme përpara Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë, ku fermerët i vendosën kësaj të fundit një afat prej 24 orësh për të marrë përgjigje për kërkesat që paraqitën, ende nuk ka një reagim nga ana e ministrisë.
Një nga fermerët protestues, Ervin Resuli u shpreh për Report Tv se në rast të mos reagimit të ministrisë, pas konsultimit me fermerët e tjerë, do të vendosin për vazhdimësinë e protestave.
“Jo deri më tani ministria e Bujqësisë nuk ka reaguar ne lidhje me kërkesat që ne i kemi dorëzuar zyrtarisht megjithëse kërkesat tona kanë qenë publike. Fermerët do mblidhen dhe do diskutojnë, por pambarim besoj se do jenë protestat deri sa kërkesat tona të plotësohen pasi fermerët i kanë humbur të gjitha tashmë dhe nuk kanë çfarë të humbasin më apo të rrinë në serat e tyre, të cilët janë të mbuluar me borxhe”-u shpreh fermeri Ervin Resuli
Resuli u shpreh se këtë vit prodhimi ka qenë i mbarë por problemi kryesor ishte tregu. Sipas tij konsumatori nuk është i orientuar drejt tregut vendas për shkak të pasigurisë në treg.
“Fermerët përpos gjithë punës së tyre akuzohen si përdorues pa kriter të pesticideve apo vrasës me produktet e tyre, përsëri është paaftësi e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me laboratorët e vet, të cilët nuk i garanton konsumatorit një siguri, dhe një nga arsyet që domatet hidhen sivjet është që konsumatori nuk është i orientuar drejt produktit vendas për pasigurinë që është mbjell në treg, dhe pasigurinë që kanë tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit por preferojnë të konsumojnë produkte importi”-tha fermeri
Fermerët qëndruan me pankarta në duar për disa orë para Ministrisë së Bujqësisë, e më pas një përfaqësi prej 4 vetash takuan Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, ku dorëzuan 5 kërkesa që kishin, ndër to ndryshimi i skemës së subvencionimit dhe kompensimi financiar në raste fatkeqësish natyrore.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet, qytetarët: Kemi frikë ta konsumojmë mishin
29 Dhjetor 2024, 10:53
-
Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
27 Dhjetor 2024, 17:08
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor 2024, 08:46
-
Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet
21 Dhjetor 2024, 14:34
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE
18 Dhjetor 2024, 15:49
-
Murtaja Afrikane e Derrave në Shëngjin, del nga karantina pas 21 ditësh zona e Malit të Rrencit! Ministria: Nga 25 nëntori s'ka asnjë rast të ri
16 Dhjetor 2024, 15:31
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor 2024, 07:50
-
Ministria e Bujqësisë: Nuk ka raste të reja të gripit të shpendëve, aktiviteti tregtar i rikthehet normalitetit
19 Nëntor 2024, 15:56
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë
4 Nëntor 2024, 09:36
-
Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj
3 Nëntor 2024, 16:47
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor 2024, 09:28
nje gje nuk kuptoj.pse gjithmon fermeret hedhin domate dhe jo ndonje gje tjeter .si psh rrushë , udhinje .mandarina.etj.sepse.duan qe gjithmon tia fusi popullit.??
PërgjigjuKini kujdes fermerët se ata kanë rëndësi. Ata punojnë dhe prodhojnë në tokën shqiptare
Përgjigju