Përfundon afati ndaj Ministrisë së Bujqësisë, fermerët: Pa zgjidhje, rifillojmë protestat (VIDEO)

Pas protestës së fermerëve të Myzeqesë ditën e djeshme përpara Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë, ku fermerët i vendosën kësaj të fundit  një afat prej 24 orësh për të marrë përgjigje për kërkesat që paraqitën, ende nuk ka një reagim nga ana e ministrisë.

Një nga fermerët protestues, Ervin Resuli u shpreh për Report Tv se në rast të mos reagimit të ministrisë, pas konsultimit me fermerët e tjerë, do të vendosin për vazhdimësinë e protestave.

Jo deri më tani ministria e Bujqësisë nuk ka reaguar ne lidhje me kërkesat që ne i kemi dorëzuar zyrtarisht megjithëse kërkesat tona kanë qenë publike. Fermerët do mblidhen dhe do diskutojnë, por pambarim besoj se do jenë protestat deri sa kërkesat tona të plotësohen pasi fermerët i kanë humbur të gjitha tashmë dhe nuk kanë çfarë të humbasin më apo të rrinë në serat e tyre, të cilët janë të mbuluar me borxhe”-u shpreh fermeri Ervin Resuli

Resuli u shpreh se këtë vit prodhimi ka qenë i mbarë por problemi kryesor ishte tregu. Sipas tij konsumatori nuk është i orientuar drejt tregut vendas për shkak të pasigurisë në treg.

Fermerët përpos gjithë punës së tyre akuzohen si përdorues pa kriter të pesticideve apo vrasës me produktet e tyre, përsëri është paaftësi e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me laboratorët e vet, të cilët nuk i garanton konsumatorit një siguri, dhe një nga arsyet që domatet hidhen sivjet është që konsumatori nuk është i orientuar drejt produktit vendas për pasigurinë që është mbjell në treg, dhe pasigurinë që kanë tek Autoriteti Kombëtar i Ushqimit por preferojnë të konsumojnë produkte importi”-tha fermeri

Fermerët  qëndruan me pankarta në duar për disa orë para Ministrisë së Bujqësisë, e më pas një përfaqësi prej 4 vetash takuan Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, ku dorëzuan 5 kërkesa që kishin, ndër to ndryshimi i skemës së subvencionimit dhe kompensimi financiar në raste fatkeqësish natyrore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maks: 08/11/2019 23:45

    nje gje nuk kuptoj.pse gjithmon fermeret hedhin domate dhe jo ndonje gje tjeter .si psh rrushë , udhinje .mandarina.etj.sepse.duan qe gjithmon tia fusi popullit.??

    Përgjigju
  • Jon: 08/11/2019 22:46

    Kini kujdes fermerët se ata kanë rëndësi. Ata punojnë dhe prodhojnë në tokën shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë