Përfundon afati! Tatimet: Bizneset që nuk kanë aplikuar për pagën, gjobë 50 mijë lekë për çdo punonjës

Me dhjetëra biznese rrezikojnë të gjobiten pasi sistemi online i Drejtorisë së tatimeve nuk i lejon që të aplikojnë në dritaren “Çështja ime” për të shpjeguar arsyen se përse nuk kanë aplikuar për pagën prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre. Menjëherë  pasi plotësojnë formularin me argumentet, dhe e ngarkojë atë në sistem faqja bie dhe nuk e pranon aplikimin duke nxjerrë ‘error’. Duke qenë se ditën e sotme përfundon afati që kanë bizneset për të aplikuar për pagën 40 mijë lekë, edhe shqetësimi se mund të gjobiten 50 mijë lekë gjobë për çdo punonjës është i lartë. Nga ana tjetër drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë për Report TV se bizneset nuk do të gjobiten menjëherë, por do të bëhet një analizë e thelluar fillimisht duke verifikuar të gjitha bizneset që nuk kanë aplikuar si dhe formularët e ardhura nga biznesi për mos-aplikimin.

“Për ato biznese që kanë pasur arsye për mos-aplikimin ne kemi hapur edhe një formular ku mund të aplikojnë për punonjësit me arsyet e mos aplikimit. Ne do të bëjmë një analizë të atyre subjekteve që nuk kanë aplikuar do të shohim, sa formular janë plotësuar dhe rast pas rasti do të vendosen penalitete”, tha Ibrahimaj.

Ankesat si nga bizneset ashtu edhe nga individët do të vijojnë edhe pas datë 5 qershor.

“Ankesat do të vijojnë edhe pas datës 5 qershor, pra ne do të vazhdojmë të trajtojmë ankesat deri në ezaurimin final të tyre deri kur të sigurohemi që të gjithë ata që duhet ta marrin pagën e luftës e kanë marrë atë”, shpjegon drejtoresha.

Deri dje janë paguar nga paketa e dytë mbi 143 mijë punonjës dhe të larguar nga puna. Përfitues të pagës së luftës nuk do të jenë ata persona të cilët janë paguar nga pronari edhe pse nuk kanë qenë në punë gjatë kohës së pandemisë.

“Deri dje janë të paguar 1443.548 punonjës, dhe janë duke u vlerësuar edhe të tjerë”, tha Delina Ibrahimaj.

Për ata punonjës që janë përfitues por që nuk ka pasur aplikim, paga do të kalojë në mënyrë automatike.

“Ne kemi identifikuar të gjithë personat dhe po mundohemi të sigurojmë llogaritë e tyre bankare që pagesa të bëhet në mënyrë automatike”, shpjegon ajo.

Edhe në paketën e dytë ka pasur shumë refuzime, pasi sipas Ibrahimaj është refuzuar aplikimi për më shumë se 28 mijë punonjës për shkak se nuk kanë qenë përfitues të paketës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë