Përfundon dënimin dhe lirohet nga burgu Alda Klosi

TIRANE- Përfundon dënimin dhe lirohet nga burgu ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, Alda Klosi

Më 19 mars 2024 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtore Klosin  për 'fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë' duke e dënuar atë me  2 vite e 6 muaj burg por me pranimin e gjykimit të shkurtuar i takonte të vuante 20 muaj burg.  Ajo ka pasur dhe postin e ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ametaj.

Me Alda Klosin u dënua sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.

Ndërkohë pas lirimit, Klosi do të qëndroje në arrest shtëpie për akuzen e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendos pas afatit që i la gjykata. Klosi po hetohet dhe për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë. 

Ngjarja për të cilën u arrestuan ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja 'e penduar' e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 04/04/2024 17:32

    Cili eshte ai njeri qe nuk do bente burg duke pasur kaq para ne vendin me te ndyre te planetit Shqiperi?Po ta pyesesh Rame Antishqiptarin per kete te thote:po bejme shtet!

    Përgjigju
  • Lui: 04/04/2024 15:05

    Ka lezet.. Të bëhesh i/e pasur me më pak se dy vjet sakrificë burgu ia vlen. Eh që nuk po na bie dhe neve fati të bëj nja dy vjet, por të paktën kur të dal të kem ca pasuri të majme..

    Përgjigju
    • Sadri: 05/04/2024 11:27

      Juve ju kalbin ne burg nuk e sheh driten e diellit pa bere 15 vite burg

    • Loro: 04/04/2024 18:38

      O Lui, ne vende per se mbari ta konfiskojne pasurine e vjedhur.

  • E verteta: 04/04/2024 14:51

    Me shpejt doli sesa hyri ne burg. Bravo drejtesia, patruesn kalbeni ne burg se ka vjedhur parate e te koruptuarve. Keta monstra qe na kane vjedhur dhe te ardhmen lerini te lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim