TIRANË- Rozeta Dobi, 49-vjeçe ishte punësuar që t’u mirëmbante shtëpinë, por ajo në bashkëpunim me të birin, Havier Dobin, 23 vjeç, ka shpërdoruar besimin e dhënë nga pronarja e banesës dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë, që arrinin vlerën rreth 120 mijë euro. Bëhet fjalë për 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Rozeta Dobi së bashku me të birin, Havier, pasi kanë vjedhur paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.
Denoncimi u bë nga zonja e shtëpisë më datë 15 Dhjetor, por policia nuk informon në cilën datë është realizuar kjo vjedhje e përmasave të tilla. Nuk kuptohet qartë në ç’rrethana dhe si hajdutët arritën ti vidhnin pa u kuptuar në moment, por policia thotë se ata inskenuan grabitje në banesë. Kthyen çdo gjë përmbys, orendi e plaçka dhe dyert i lanë hapur.
Pas denoncimit, burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se policia i mbajti në vëzhgim nënë e bir në vëzhgim për tre javë me radhë. Kur u konstatuan shpenzime të tepërta hetuesit ndërhynë dhe bënë arrestimin ku dhe gjetën një pjesë të parave e sendeve të tjera të vjedhura. Në anë tjetër 23-vjeçari Dobi është një i ri që reklamon jetë luksi në rrjetet sociale. Në videot e shpërndarë në Tik-Tok pozon me makina të shtrenjta. Në një video tregon edhe dedikimin që i kishte bërë nënës së tij, këtë tatuazh në krah.
Mësohet se pronarja e banesës që ra pre e vjedhjes, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, jeton me vajzën e saj dhe është e divorcuar. Paratë e vjedhura nga gruaja që ishte pajtuar për mirëmbajtjen e banesës, bashkë me të birin, besohet se janë të ardhura nga emigracioni në Shtetet e Bashkuara.
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi e kanë inskenuar vjedhjen e shtëpisë në rrugën e Kosovarëve si të ishte grabitje.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se vjedhja është bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Më pas janë mbajtur nën vëzhgim personat e dyshuar mes të cilëve nënë e bir dhe nisur nga shpenzimet e kohëve të fundit kanë lindur dyshimet se ishin ata autorët.
Denoncimi është bërë më 15 dhjetor nga një grua e cila jeton me vajzën e saj. Pronarja e banesës jeton me vajzën e saj dhe është e divorcuar. Kanë biznese dhe të ardhura të bollshme.
Havier Dobi, 23-vjeçari i cili bashkë më të ëmën vodhi deri në 120 mijë euro (para dhe sende me vlerë) në një banesë në Tiranë, ku e ëma punonte si pastruese, reklamonte një jetë luksozë në rrjetet sociale.
I riu në rrjetin social Tik-Tok shihet teksa shëtit me makina luksoze në Tiranë. Në një nga video e publikuara, Havier Dobi nuk lë pa i bërë edhe një dedikim mamasë së tij ‘Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam’, dedikim të cilin e kishte bërë tatuazh.
Dera e banesës është hapur me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm, sikur ishte kryer grabitje. Denoncimi për vjedhjen është bërë më 15 dhjetor, nga pronarja e banesës e cila jetonte bashkë me të bijën dhe ishte e divorcuar dhe mësohet se ka biznese dhe të ardhura të bollshme.
Po te kishte karta,ose letra me info.bankare dhe te dinin dhe /PIN NUMBER/ mund t'ua kishin vjedhur dhe ato.S.d.q.e gjithe kjo mund te evitohej sikur t'a pastronin vete apartamentin e s'kishin nevoje per pastruese.
PërgjigjuKush mban me shume se 1000-2000 euro kesh ne shtepi ose merret me aktivitete te paligjshme ose eshte i cmendur. Sidoqofte me behet qejfi qe do kete nje gomar me pak ne timon neper Tirane
Përgjigju