Përfundon epoka e Ramos me Real Madrid, nesër konferenca e lamtumirës për mbrojtësin e ‘galaktikëve’

Sergio Ramos

Epoka e Sergio Ramos me Real Madrid është mbyllur pas 16 vitesh. Klubi ‘galaktik’ me anë të një deklarate ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 35-vjeçar, i cili për shumë vite ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Për nder të lojtarit klubi ka organizuar një konferencë për shtyp nesër në orën 11 kur Ramos do të përshëndetet me tifozët.

Me fanellën e Real Madrid Sergio Ramos ka luajtur në total 671 ndeshje, ndërsa ka shënuar 101 gola. Me ‘galaktikët’ Ramos gjithashtu ka dhënë edhe 40 asist, duke u bërë kështu nga figurat më emblematike të këtij klubi.

Mbetet për t’u parë se kush do jetë destinacioni i ardhshëm i 35-vjeçarit.

 

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID