Përfundon epoka Kastro në Kubë, Raul Castro tërhiqet nga drejtimi i Partisë Komuniste

Raul Kastro ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Kubës duke i dhënë kështu fund udhëheqjes gjashtëdhjetëvjeçare të familjes Kastro në ishull. Raúl ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i partisë që nga largimi nga detyra i vëllait të tij të madh, Fidel në 2011.

Tërheqja vjen “për t’i hapur rrugë politikanëve të rinj”, mirëpo pak ndryshim pritet të ndodhë pasi vendi e tij si sekretar partie pritet ta marrë Presidentit aktual të vendit, Miguel Diaz-Canel, edhe pse Brenda 4 ditësh do të votohet për të. Vetë Raul pati deklaruar që tre vite më parë se Diaz-Canel do të ishte pasuesi i tij.

Tërheqja e Raul Castros vjen teksa Kuba mbetet një nga të vetmet vende komuniste në botë dhe që përballen me sprova të vështira. Ekonomia ra me 11% gjatë vitit 2020 prej pandemisë dhe vendi ka vuajtur jashtë mase sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Raul, i cili mbush 90 vjeç në qershor, vëllai i vogël i Fidel Castros, i ndarë nga jeta në vitin 2016, mori drejtimin e Kubës në vitin 2011 pas tërheqjes nga detyra të Fidelit, i cili e drejtoi vendin prej vitit 1959.

Të dy ishin drejtues kryesor të të ashtuquajturit “Revolucioni kubanez” kundër udhëheqësit ushtarak Fulgencio Batista në vitin 1959.

Fidel Castro ishte udhëheqësi i vendit derisa u sëmur në 2006 dhe në 2008 i dorëzoi presidencën vëllait të tij. Fidel Castro humbi jetën në vitin 2016.

Gjatë viteve të fundit Raul Castro është munduar të forcojë politikën e jashtme duke zbutur qëndrimet me botën perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara. Ai theu murin me Uashingtonin teksa në vitin 2015 u takua me Presidentin Barack Obama.

Presidenti aktual i SHBA Joe Biden është zotuar të lehtësojë disa nga sanksionet e Trump, megjithëse Shtëpia e Bardhë tha të Premten se një ndryshim në marrëdhëniet me Kubën nuk ishte një nga përparësitë e tij kryesore.

Në kongresin e të  Premtea, Raul Castro tha se vendi i tij ishte i gatshëm të "zhvillonte dialog të respektueshëm" me Shtetet e Bashkuara por nuk do të pranonte që të bënte "lëshime" në lidhje me "politikën e jashtme dhe idealet" e saj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja