Përfundon festivali Jazz in Albania 
Petrela rrëfen çelësat e suksesitJazz në Korçë,austriakja mrekullohet nga qyteti 

Përfundon festivali Jazz in Albania <br />Petrela rrëfen çelësat e suksesitJazz në Korçë,austriakja mrekullohet nga qyteti 
Ka përfunduar me sukses festivali ndërkombëtar Jazz in Albania në Tiranë.

Festivali ka nisur më 18 korrik me shfaqjet në Hotel Rogner dhe udhëtimet muzikore nëpër rrethe të vendit. Ky festival përfundoi mbrëmjen e 26 korrikut, me grupet përfaqësuese të dy shteteve, Zvicrës e Greqisë.
 
Saksofonisti dhe tenori i njohur zviceran, Thomas Lüthi me pjesëtarët e trios së tij Arne Huber në bas dhe Claudio Strüby në bateri janë ngjitur të parët në skenë.

Më pas ngjitet ne skenë duoja greke Dimitris-Patera, që i ka dhënë ngjyra të tjera festivalit të jazz-it, duke kënduar këngë romantike e melodi të vjetra popullore greke në kitarë e buzuq.

Dimitris që është një lojtar i famshëm i kitarës e buzuqit në Greqi, dhe këngëtarja Constantina Nantia Patera kanë sjellë në skenë muzikën e kompozitorëve të mëdhenj si Theodorakis,  Zambetas e më gjerë, por edhe këngë të njohura greke për publikun shqiptar
 
Ndërsa edicioni i gjashtë i festivalit Jazz in Albania ka sjellë tema, ngjyra e stile të xhazit nga të gjitha vendet e botës, si rrallëherë në këtë edicion është vënë re një interes i madh i publikut.

Besim Petrela president i festivalit Jazz in Albania rrëfen disa nga çelësat e këtij suksesi:

 “Natyrisht që nga termi, që nga titulli Jazz and Word Music, kjo ka bërë që diversiteti i rrymave këtë vit të jetë shumë shumë më i madh. Natyrisht që kishte artistë mjaft të lamishëm dhe mjaft cilësorë.  Ky edicion ka qenë me të vërtetë shumë më cilësor se të tjerët. Kjo vjen edhe përmes një konkurrence mes partnerëve tanë se kush të sjelli më të mirën. Një gjë më ka bërë përshtypje, që rryma e jazz-it  dhe Word Music është duke u pritur shumë mirë nga publiku, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera sicc ndodhi në Shkodër. Një befasi ishte mbrëmë në dhe sonte në Vlorë në skenën që kemi vënë në pedonalen e pavarësisë, dhe publiku u tërhoq nga interpretimet e shkëlqyera dhe shijoi me të vërtetë artistë e mrekullueshmë që shkuan atje”,  tha Petrela.
 
 Festivali ka pasur edhe një përfaqësi të denjë të xhazit shqiptar, si Gent Rushi, Ermal Rodi e  Fatos Qerimaj.
 
“Një nga veçantitë që do të nënvizoja ka qenë edhe Mike Del Ferro me Ermal Rodin. Domethënë kombinimet edhe të artistëtëve më të njohur si Gent Rushi, Ermal Rodi dhe Emiljan Dhimo ishin shumë të bukura”
, u shpreh presidenti i festivalit Besim Petrela
 
Jazz in Albania përfundoi edicionin e gjashtë duke lënë kujtimin e netëve të paharrueshme me duon Mike Del Ferro-Rodi, me duon Rabitsch-Pawlik, me duon Yekutieli-Rushi, me kuintetin italian “To bird with love”, e më gjerë.

[gallery]23256[/gallery]
 
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
  
.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja