Përfundon “Jorgjia Truja”, "Albanian
Excellence" për Alessia Merepeza

Përfundon “Jorgjia Truja”, Excellence" për Alessia Merepeza">
Festival i Zërave Lirikë “Jorgjia Truja” ka përfunduar me sukses mbrëmjen e së hënës me koncertin e “Romancës Shqiptare”.
 
Nata e fundit ka përfunduar me dy çmime vlerësuese për interpretuesit më të mirë, atë të kompozitorit të parë shqiptar “Kristo Kono” dhe “Albanian Excellence”.
 
Në fund të garës së performancave më të zgjedhura të muzikës shqiptare, sopranoja me famë botërore Inva Mula ia ka dorëzuar çmimin e Albanian Excellence sopranos Alessia Merepeza.
 
Ky festival u konceptua si një mënyrë ballafaquese dhe promovuese e arritjeve për këngëtarët e së ardhmes në 3 etapa vlerësuese.
 
Dy janë janë koncertet e dhëna ne publik të gjerë, ku më 23 Mars u mbajt “Koncerti i Finalistëve” në Ministrinë e Kulturës, me të përzgjedhurit e Çmimeve të para e te dyta për tri kategori pjesëmarrëse. Më 23 mars janë ndarë pesë çmime të emërtuara ”Martin Gjoka”, “Mihal Ciko”, Gjyzepina Kosturi”, “Gaqo Avrazi”, “Schubert” e ” Lirika Italiane”.
 
Juria vlerësoi me çmimet përkatëse Granit Musliun nga Prishtina, Artur Verën nga Durrësi, Alessia Merepezën e Xhoiden Dervishin nga Tirana. Ndërsa çmimin “Lirika Italiane' e mori sopranoja nga Prishtina Edonjeta Hajdari.
 
Juria përbëhej nga sopranoja Marjana Leka zv/ drejtoresha e Liceut Artistik, Klodi Zheji, Drejtoreshë Artistike e këtij eventi, sopranoja holandeze Marian Kuiper, baritoni i njohur Enzo Tei, pedagog ne Akademinë “Arena” të Romës.
 
Ndërsa më 27 Mars, Koncerti i “Romancës Shqiptare”, që përbën risinë e edicionit të tretë të Festivalit të Zërave Lirike ” Jorgjia Truja ” u realizua me mbështetjen e Universitetit të Artit për talentet e reja dhe të dekanit Isak Shehu.
 
Këngëtarët me interpretimet më të mira të Festivalit janë shoqëruar nga orkestra e studentëve të Univeristetot të Arteve, drejtuar nga Altin Buli, që është njëherësh dhe Drejtor i Projektit.
 
Natën e fundit ishin dhe dy artistë të ftuar që njihen për sukseset e tyre, sopranoja Sindi Mamaqi dhe baritoni Armando Lika.
 
Një kontribut me rëndësi ka dhënë edhe Takuina Adami e cila gjatë viteve 1994-2015 ka drejtuar shoqatën EPTA- Albania me qendër në Londër, ku ka promovuar talentet e dala nga shkollat muzikore shqiptare.
 
Përmes Festivaleve si; ”Pianisti i Ri”, Konkurseve pianistike, dueteve pianistike e më gjerë, si dhe përmes koncerteve brenda e jashtë vendit si dhe Masteclasseve kryesisht për pianistë por dhe violinistë e çeliste, Takuina Adami kontribuon edhe në konkursin e Zërave Lirikë “Jorgjia Truja ”.
 
Festivali me emrin e sopranos e pedagoges së parë të kantos Jorgjia Truja u krijua për të promovuar talentet e kantos. Në fillim i ideua nga dirigjentja e mirënjohur e korit Suzana Turku dhe trompisti e kompozitori Isak Shehu. Gradualisht, u përfshi në realizimin e këtij projekti Suzana Frasheri.
 
Ky aktivitet përfshin angazhimin e talenteve vokale nga mosha 15 deri 32 vjeç, nxënës, studentë si dhe këngëtarë të të rinj që kanë mbaruar studimet.
 
Takuina Adami thotë se “ky është një event unik në llojin e tij për cilësinë, strukturën e organizimin në ballafaqimin e vlerësimin e talenteve vokale, që ka sjellë Motivimin për përgatitje serioze të talenteve me repertor dinjitoz me mundësi shprehëse konform kërkesave skenike.”
 
Adami kujton me keqardhje ndërprerjen e eventit gjatë viteve 2011-2014, që sipas saj “solli një boshllëk në stimulimin e përgjithshëm të trupave pedagogjike dhe plogështi të talenteve.”
 
Festivali është mbyllur, por surprizat vazhdojnë. Janë akorduar 2 bursa Masterclassi për talentet shqiptare nga sopranoja Ana Pirozzi, një nga zërat më të nominuar sot në skenat operistike italiane.
 
“Ky do të jetë laboratori muzikor i verës organizuar nga ‘Melos Art Musica’ Piemonte, Itali, që do të mirëpresë 2 nga kandidatet e përzgjedhura nga juria për masterclss në datat 22 deri më 27 Qershor të këtij viti”, pohojnë organizatorët.

inva mula

inva mula

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë