Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora i ka dhënë fund lidhjes së saj me DJ Calvin Harris. Çifti ka kaluar rreth 9 muaj së bashku por për shkak të angazhimeve ata kanë menduar të përfundojnë lidhjen e tyre.
Një fakt që e dëshmon diçka të tillë është se Ora nuk e ndjek me Harris në Instagram. Ndërkohë një burim ka pohuar për të përditshmen “The Sun”:
“Ka qenë e vështirë për të dy, por nuk mund të qëndronin më bashkë. Ai ka qenë i zënë me punën si DJ dhe ajo ka qenë e zënë me albumin e ri dhe xhirimet e ‘Fifty Shades of Grey’,”-është shprehur burimi.
Përpara se të ndaheshin çifti ka festuar në mënyrë romantike ndërrimin e viteve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com