Karim Benzema i ka dhënë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren e Francës. Ditën e sotme, më 19 dhjetor, pikërisht në ditën e tij të lindjes kur edhe mbush 35 vjeç, sulmuesi ka njoftuar se do të ndalojë këtu për të qenë pjesë e ‘gjelave’.
‘Topi i Artë’ në fuqi ka patur një marrëdhënie shumë të ndërlikuar sa herë që përmendej kombëtarja. Edhe pse për 6 vite iu mohua të grumbullohej per arsye disiplinore Benzema luajti 97 ndeshje me Francën, duke realizuar 37 gola.
Edhe hera e fundit që ishte i grumbulluar nuk shkoi aspak mirë. Ai u dëmtua pak ditë para se të niste Botërori i Katarit, por edhe pse u rikuperua trajneri Deschamps nuk e grumbulloi në kombëtare. Thuhet se Benzema ka patur marrëdhënie të tensionuara si me trajnerin ashtu edhe me disa shokë skuadre.