Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj - JBMO 2023, Shqiperia fiton 3 medalje Bronzi

Përfundon me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj -  JBMO 2023, Shqiperia fiton 3 medalje Bronzi

Fituesit e Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj-JBMO 2023

Më 28 Qershor u mbyll me sukses Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj-JBMO 2023, i dyti që Shoqata Shqiptare e Matematikës-AMA
si përfaqësuese zyrtare e MASSEE organizoi dhe priti në vendin tonë në harkun 24 vitet e fundit.

Ekipi shqiptar fitoi 3 medalje Bronzi në JBMO 2023 nga nxënësit e talentuar

1- Sigi Zalla-Durrës,
2- Jamarbër Rushitaj-Vlorë
3- Ajsel Budlla-Tiranë

Prej datës 23 deri më 28 Qershor AMA bëri bashkë në Tiranë 19 ekipe të vendeve zyrtare dhe mike. JBMO 2023 pati mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe të institucioneve, organizatave dhe bizneseve në vend e Kosovë ndër të cilat përmendim:

VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTER,
CREDINS BANK,
NINETY-ONE,
ERA CATERING,
NEW YORK SCHOOL OF SCIENCE IN KOSOVO,
WISEWORD,
MULTI MEDICAL CENTER,
BASHKIA BERAT,
DREJTORIA E PERGJITHESHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR,
MINISTRIA E KULTURËS,
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME,
MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME.

Fituesit e kësaj olimpiade u kurorëzuan në ceremoninë e dhënies së cmimeve e cila u mbajt me 27 Qershor në mjediset e qëndrës kulturore pranë Katedrales Orthodhokse ku ishin të pranishëm diplomatë të përfaqësive të disa shteteve. Në këtë ceremoni u shpërndanë 44 medalje Bronzi, 25 medalje Argjendi dhe 11 medalje Ari.

Momenti më i vecantë i JBMO 2023 ishte kurorëzimi me Pikë të Plota (Perfect Score) i Damjan Davkov-MV. Gjatë qëndrimit të tyre ekipet vizituan Muzeun Historik Kombëtar dhe qendrën e Tiranës si edhe qytetin dhe kalanë e Beratit.

1688129200_olimpiada.JPG

Ekipi gjatë vizitës në Berat

Krahas JBMO, Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë (MAS) dhe Shoqërinë e Matematikës për Europën Juglindore (MASSEE) realizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkurrime të rëndësishme ndërkombëtare me arritje spikatëse ndër të cilat përmendim:
Olimpiadën Ballkanike të Matematikës (BMO), Olimpiadën Evropiane të Matematikës për Femra (EGMO), Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO).
AMA bashkëpunon ngushtë edhe me shoqatën simotër dhe matematicienët e Kosovës prej vitit 2020 realizon me sukses KAMO- Kosovo-Albania Mathematical Olympiad (KAMO). KAMO 2023 do të zhvillohet në Tiranë në data 18-21 Korrik 2023.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë