
Pacientja që është operuar nga apendesiti tek Shefqet Ndroqi është 18-vjeçarja nga Lezha me COVID-19.
Operacioni përfundoi me sukses tek Spitali Universitar Shefqet Ndroqi në Sanatorium dhe ndërhyrja është kryer nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij.
Pacientja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore në Sanatorium.
Drejtori i Spitali Rajonal Lezhë ka shprehur falenderime edhe stafit të spitalit Lezhë, që identifikoi në fazë preoperatore një pacient të tillë gjë që krijoi mundësinë e kryerjes se aktit kirurgjikal në kushtet e duhura në një spital të dedikuar COVID-19.
“Ky rast është një kujtesë për mundësinë e bashkëshoqërimit të infeksionit nga COVID 19 edhe me patologji kirurgjikale dhe alertin që duhet të kemi në drejtim të qëndrimit bazuar në protokolle me fokus diagnostikimin preoperator të pacientëve covid +, të cilët kërkojnë kujdes kirurgjikal urgjent", është shprehur drejtori I spitalit të Lezhës Leon Kaza.
Lajmi kryesor:
Hapet spitali COVID-2, ndërhyrja e parë kirurgjikale tek 18-vjeçarja me koronavirus! Të sëmurët te Sanatoriumi zhvendosen në Elbasan (VIDEO)











