‘Përfundon në gusht’, Rama inspekton punimet për rindërtimin në Ndroq: Rreth 350 banorë do mblidhen në këtë lagje qendrore (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet për rindërtimin në lagjen e re në Ndroq.

Sipas tyre lagja e re do të jetë gati në fund të gushtit dhe rreth 350 banorë do të mblidhen ne lagjen qendrore.

‘Lagja e re në Ndroq, do të jetë gati në vjeshtë, me shtëpitë e banimit, kopshtin, shkollën dhe një qendër komunitare. Pasi humbën shtëpitë e vjetra në pika të largëta e të veçuara, rreth 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje qendrore, me akses të shpejtë në shërbime për të gjitha moshat.’- shkruan Rama.

‘Në fund të gushtit do të përfundojë, para fillimit të vitit të ri shkollor.’- tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Rama inspekton disa kantiere ndërtimi: Lagja e re në Vaqarr, si zonë rezidenciale! Rruga e re Sukth-Maminas lehtëson trafikun në sezonin turistik në Gjirin e Lalzit


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë