Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, të cilët rezultuan më të votuarit nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, teksa numërimi u mbyll në orët e para të mëngjesit.

Në Kryesi futen për herë të parë emra si Ilir Alimehmeti, emri më potencial për kandidat për bashkinë e Tiranës, Fisnik Qosja kryetari i bashkisë së Kavajës apo Gjin Gjoni. Nuk arritën 8-tëshen më të votuar nga lista e burrave Arjan Ndoja, Alfred Lela apo Edi Paloka.

Risi është po ashtu emri i Eda Grimçit apo nga të rinjtë Andia Ulliri, me një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 11 majit 2025, por që nuk arriti dot mandatin e deputetit apo djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.

60% e anëtarëve të rinj të zgjedhur janë gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç, ndërsa 14 nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë në Kryesi.

Ina Zhupa dhe Eno Bozdo nuk mbeten jashtë listës së anëtarëve të zgjedhur pasi hyjnë si kryetarë dhe nënkryetarë komisionesh. Konkretisht, Ina Zhupa është kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Eno Bozdo është nënkryetar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Lista e grave fituese për Kryesinë e PD
1-Eda Grimçi 177 vota
2-Edith Harxhi 151 vota
3-Floriana Garo 114 vota
4-Lili Sula 124 vota
5-Ilda Zhulali 211 vota
6-Mimoza Hajdarmataj 132 vota

 

Lista e të rinjve fitues për kryesinë e PD
1-Andia Ulliri 159 vota
2-Desata Xhetani 64 vota
3-Fatjon Bathorja 86 vota
4-Glauk Olldashi 119 vota
5-Loranca Hoxha 83 vota
6-Nikola Kedhi 88 vota

 

Lista e burrave fitues për Kryesinë e PD
1-Atird Hoxha 124 vota
2-Dorian Teliti 132 vota
3-Ervin Minarolli 167 vota
4-Fisnik Qosja 158 vota
5-Gjin Gjoni 150 vota
6-Grigels Muçollari 171 vota
7-Ilir Alimehmeti 122 vota
8- Keltis Kruja 115 vota

Nga gratë 3 më të votuarat: Ilda Zhulali, Eda Grimçi, Edit Harxhi. 
Nga të rejat më e votuara Andia Ulliri. 
Nga të rinjtë më i votuari Glauk Olldashi. 
Nga burrat 3 më të votuarit Grigels Muçollari, Ervin Minarolli, Fisnik Qosja.

Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së u zgjodh Juliana Emiri. Përzgjedhja e sekretariatit dhe nënkryetarëve do të përcaktojë më pas dhe pjesën tjetër të kryesisë e cila përbëhet nga anëtarët ex officio.

Lista e anëtarëve që largohen
Aldo Bumçi
Bardh Spahia
Belind Këlliçi
Florion Mima
Gent Strazimiri
Luan Baçi

 

Lista e anëtareve që largohen
Eleina Qirici
Fatbardha Kadiu
Jozefina Topalli
Sorina Koti

Lajm në përditësim...