TIRANË- Asnjë punonjës i policisë nuk ka pranuar të ketë përdorur ndonjëherë aplikacionet e koduara SkyECC dhe EncroChat, me të cilat grupe kriminale komunikonin për të organizuar veprimtari të paligjshme, me besimin se nuk zbuloheshin.
Efektivët iu nënshtruan plotësimit të një formulari vetëdeklarimi, proces i cili ka përfunduar, dhe me dorëzimin e tyre, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të nisë një analizë për të hetuar vërtetësinë e tyre një më një.
Sipas urdhrit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, cilido efektiv që vetëdeklaronte se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet nga radhët e uniformave blu, përveç atyre që kanë qenë të infiltruar për arsye hetimore.
Por përballë faktit që askush s’ka pranuar të ketë përdorur aplikacionet, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, tha se në çdo transkriptim të bisedave të zbërthyera të SkyEcc dhe EncroChat del një ose më shumë polic.
“Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përbën shkelje, por nëse ka komunikime që i komprometojnë, atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa”, u shpreh Dumani në një takim me gazetarët ditët e fundit, duke pohuar se nuk mungojnë edhe rastet e prokurorëve që i kanë përdorur këto aplikacione, siç është Xhevahir Lita që u zbulua pas dekodimit nga francezët dhe belgët të mesazheve në aplikacionin SkyEcc, pjesë e dosjes “Metamorfoza”, bashkë me biznesmenin pëllumb Gjoka e ish-zyrtarë të policisë të cilët akuzohen për një vrasje, 5 tentativa vrasje dhe korrupsion e grup të strukturuar kriminal.
Së fundmi, zbërthimet e aplikacioneve të krimit, zbuluan përfshirjen e ish-kryepolicit të Tiranës, Erzen Breçani nën dyshim për trafik droge, dhe të ish-shefit të krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, ndër të tjera akuzuar edhe për organizimin e një vrasje për llogari të grupeve kriminale, e cila nuk u realizua.
Formulari të cilin e kanë plotësuar rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, AMP-së dhe Gardës së Republikës, është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit.
Gjithsesi, duke marrë parasysh që personat përdorin kode, një pjesë e atyre që e kanë përdorur mund edhe t’i shpëtojnë filtrit të SPAK, duke mos u identifikuar.

(Kliko këtu për të parë formularin)
-
Arsen sinomati asht i pari erjon dani sokol myrto petrit halo…me qita fillo lista me emna n skap..
Përgjigju -
PO PSE I DINI GJE BUDALLENJ POLICET JU.... KUR TI DALI EMRI DO PERJASHTOHEN..... KSHU QE "KÇK" DERI SA TJU DALI TRASKRIPTIMI....
Përgjigju -
Per Altin Lilen hy une garant qe nuk ka pasur!
Përgjigju-
Hahahaha me garanci te plote dhe per te gjithe shefat e tjere.. Shefat jane ne tave 100 % problemi eshte qe jane dhe kapterat Imagjino shefat e tyre, ska ngel polic e inspektor e kapter Pa punu me krimin dhe pa menaxhu biznese e makina ne emrat e tyre dhe biznese me nipt ne emer te policeve pa lidhje e garda e operacionale te gjithe brenda ne banda jane si ushtar perdite i ke lehtesisht te dukshem kudo neper 'eskorta' krimi..
-
-
Nese kane nenshkruar Jo ne formular dhe rezulton ndryshe, atehere do akuzohen edhe per falsufikim te vulave dhe dokunenteve zyrtare. AMP nuk ka cfare zbardh se nuk i ka ne dore pergjimet e aplikacioneve, i ka Spak. Edhe nese nuk kane biseda kompromentuese si thote Dumani, perderisa perdorin nje aplikacion me vlere nga 1 mije deri me 2 mije euro me cfare parash e kane bere? Jane zhytur deri ne gryke.
Përgjigju -
Hahahah 2 i njoh une qe i kan perdor
Përgjigju-
2 po thua ne nje zyre ?! Rrini te qete se ska njeri qe ska perdor encro dhe sky.. kush ka pase gje ne dore te gjithe.. Kto qe kane firme e vule pervec ktyre, i perdorin dhe kto shoferat e roje parkingu e objektesh , lavazhier e magazinier ushqimesh neper bodrumet e krimit. Ska njeri qe merret me pune te pista pa encro e sky e telegram, signal, whatsapp biznes e chate pafund ka , shteti akoma lejon numra anglez e francez e italian ne pazar te shiten lirisht pa regjistruar dmth bashkepunon me krimin po vazhdon ti japi kohe te vazhdojne punet e tyre!!!
-
-
Perse te deklarojne kur eshte njesoj si te si mos te.
Përgjigju









Komente
Komento