SPAK 2023, Dumani: Me Berishën u veprua sipas ligjit! 'Gërdeci', nuk është dosje e fjetur, po punohet! Do sqarohet pozita e çdo zyrtari tek Inceneratori i Tiranës

Një vit tepër intensiv ka qenë ky për Prokurorinë e Posaçme. Janë 68 hetime proaktive të nisura nga indiciet e marra nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

"Në 2023 kemi dyfishuar numrin e hetimeve proaktive. Vetëm për këtë vit ka 68 çështje të nisura kryesisht, duke mbajtur rekordin e 3 vjetëve SPAK. Çështjet janë të ndara, krim dhe korrupsion. Indiciet janë marrë nga mediat, deklaratat e politikanëve dhe burime të agjentëve të BKH" bëri të ditur kreu i SPAK Altin Dumani. 

Në një takim me gazetarët në këtë fund viti Dumani iu përgjigj interesit të gazetarëve për një sërë pyetjesh lidhur me çështje tepër të ndjeshme.  

Hetimet për Berishën

Sali Berisha po hetohet për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Në përgjigje të pyetjes nëse ka patur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për caktimin e masës së parë të sigurisë 'Detyrim Paraqitje' për ish-kryeministrin, Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti Dumani ishte i qartë

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës

Gërdeci?

Kreu i SPAK Altin Dumani dha sot detaje edhe sa i përket çështjes së rihapur të Gërdecit, kryeprokurori tha se po punohet me atë dosje.

“Është një dosje qe po punohet, nuk është dosje e fjetur”, tha shkurtimisht Dumani.

Ilir Meta e Monika Kryemadhi

Dumani pranoi se hetimet po vijojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, dhe bashkëshortes së tij deputete në Kuvend, Monika Kryemadhi e cila është në hetim pasuror .  Shpjegon dhe kontrollet e fundit që janë bërë 

“Kontrollet tona janë instrument  për të gjetur proven. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”

Sa i takon Arben Ahmetaj

SPAK nuk di ku ndodhet ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj në hetim për korrupsion dhe pastrim parash dhe në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023,por garanton se hetimet vijojnë 

Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. Smund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”

Inceneratorin e Tiranës?

Për inceneratorin e Tiranës, kreu i SPAK bëri të qartë se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as as kryebashkiakun e Tiranës.

Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori  që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion 

Pyetje: Edhe ndaj Veliajt?

Dumani: Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”

Edhe sa i takon Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos

 “Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani

Sterilizimi?

Dumani iu përgjigj edhe interesimit për çështjen e Sterilizimit dhe polemikave që janë përhapur rreth amnistimit të ish ministrit Ilir Beqja

Jemi prokuror por sdo të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues, që në muajin Maj kur nuk ishin dhënë masat e para (Shwnim: për Rrjepaj e Rrapaj). Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia por edhe të gjyqtarit Bani. Kështu funksionon sistemi, ç’mund të them tjetër”

Takimi zgjati mbi 60 minuta me gazetarët që mbulojnë këtë sektor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Hetimet për Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan, kreu i SPAK: Pritet të ekstradohen

1703768795_90001703767822x6400d4246b709031d4928512f3a7b958d4ae997.jpg1703768795_90001703767822x6400d4246b709031d4928512f3a7b958d4ae997.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, pyetjes nëse ka dijeni se për Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan po bëjnë përpjekje për të përfituar azil dhe nëse ka veprime lidhur me këtë çështje. Ai u përgjigj se nuk ka qëndrim refuzimi kërkese për ekstradim.

 Nuk kemi një komunikim që të na e kenë refuzuar kërkesën e ekstradimit. Ka patur një qëndrim nga partnerët që janë duke u kryer procedurat e ekstradimit të personave në fjalë.

I pyetur sa i takon kallëzimit në SPAK nga Mirel Mërtiri të prokurorit Klodian Braho ai u përgjigj.

 E kemi marrë kallëzimin me postë nga personi në fjalë. Çështja po trajtohet njëlloj si çdo çështje tjetër me seriozitet të plotë. Askush nuk është imun as në radhët tona përfshirë edhe unë.

 Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallaja,janë të dy në kërkim si të përfshirë me aferën e inceneratorëve.

 

Ora 12:57
Hetimet ndaj Kryemadhit, Dumani: Kontrollet tona për të gjetur prova! Për Ilir Metën po kryhen ende hetime

1703764952_544545.jpg

 Në një takim me gazetarët në këtë fund viti Altin Dumani iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me çështje tepër të ndjeshme.  

Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha:

“Kontrollet tona janë instrument  për të gjetur proven. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”

Monika Kryemadhi është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, para pak ditësh ajo tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK por GJKKO ia rrëzoi më 7 dhjetor

Ora 12:46
Encro Chat dhe Sky Ecc, Dumani: Ka policë pothuajse në çdo material të ardhur nga transkriptimi

1703163446_skyecc.jpg

Në takimin me gazetarët për fundvit, Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë, teksa foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me ministrinë e brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur duhet të përjashtohet nga strukturat.

“Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita” tha Altin Dumani.

Ora 12:42
Çështja ‘Mcgonigal’, Dumani: Vijojnë hetimet! Gazment Bardhin e kemi informuar, ka firmosur për ruajtjen e sekretit

1703763901_ms.JPG

Në takimin informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Për McGonigal ai u pyet në kudadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga Gazment Bardhi ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane.

 “Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 28/12/2023 15:07

    Persa jep gazeta ,Z.Dumani,eshte pergjigjur ne menyren me korrekte.Nuk eshte e nevojshme te jepen detajet e hetimit.Ato i perkasin hetuesave (prokuroreve) dhe jo shtypit qe nuk di te ndaj faktin nga hetimi apo amendesimeve te tyre.Do te deshiroja qe hetimet te shpejtohen dhe cdo politikan a nepunes i koruptuar te pergjigjet para ligjit.Deri me sot politikanet e ketyre 33-viteve jane bere si Enver Hoxha,"te pagabueshem"

    Përgjigju
  • Koli: 28/12/2023 15:02

    Zoti Dumani, fillo investigo ndertuesit e Tiranes, ky grup kriminelash qe pastron para dhe nderton pa standart qendra multi-funksionale. Mbaro me Berishen dhe futju bosave kriminel te ndertimit.

    Përgjigju
    • Arli: 29/12/2023 01:13

      Nuk esht se ne si popull na vjedhin apo na rendon dikush qe pastron parate ,aq shum sa jan te merren me keta i bie me politikurvat qe kemi te hetohen nga 80 vjec e ti shpetojne burgut si kanceri i shqiperis sala. Ti hetoj te gjith politikurvat se nga ata e kemi te keqen e nk e kemi te keqen nga dikush qe pastron parate pervecse ka disa vende pune me shume. Vtm nqs pastrohen parat duke na prekur xhepat tona ok

    • Toni: 28/12/2023 22:22

      Paulin Fushaj i pari!

  • veni: 28/12/2023 14:13

    Tju shkohet deri ne fund cilido qofte politikan apo gazetari pa dallim partiak uje te zi tu nxirni dhe mos u trembeni se eshte Amerika ajo qe i do te miren Shqiperise.Kur shikon shpellaret qe mbrojne nje NON GRATA eshte cmenduri.

    Përgjigju
  • Korca: 28/12/2023 13:44

    Uroj qe edhe çifti Meta, me i uryeri ne Shqipëri,te marre ate qe meriton shume shpejt. Vetem ne kete mënyre, ndoshta femijet tane kthehen ne atdhè.

    Përgjigju
    • Lushka: 28/12/2023 14:17

      E ja e moren ty te hynngje ne xhep injorant korce i pa disiplinuar. Keto mbetje e kan rrjepur kete komb e vazhdojne akoma asgje nuk do ndryshoj edhe po te hyjne keto e te tjere do dali nje tjeter si puna ketyre. Ah medet ju lan injorant nga sistemi jo ore jo ato keto lloj llumbacerie gjeten kete lan se nuk ishit ju te afte te kuptonit ndryshimin e sistemit e te hecnit perpara sja u ka fajin as kush. Popull injorant qe sdi cfare te drejtqsh ka edhe mllef me hyr njerez ne burg. Per mua sme intereson kush qeveris si keto si edi rama si saliu mjaftin te jetojme njeher si njerez. O korcare o hic fare ore tope tope o papagalos...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës