Përfundon rikonstruksioni i 'Konferencës së Pezës', Veliaj: Studim i thelluar i shkollave me probleme pas tërmetit

Përfundon rikonstruksioni i 'Konferencës së Pezës', Veliaj: Studim i thelluar i shkollave me probleme pas tërmetit

Veliaj në 'Konferencën e Pezës'

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e një prej shkollave më të mëdha në Njësinë 10, “Konferenca e Pezës” me mjedise më të mira dhe me laboratorë e terrene sportive.

Vërtet themi Konferenca e Pezës është një ngjarje e shënuar, që bashkoi shqiptarët përtej bindjeve, por ndonjëherë e harrojmë simbolikën dhe emrat që u vëmë institucioneve, me cilësinë që ato kanë. Jam i lumtur që kemi një shkollë më cilësore, që i shërben zemrës së Tiranës”, tha Veliaj.

Sipas zyrës së shtypit, kryebashkiaku dha lajmin se pas rikonstruksionit të mjediseve të shkollës, do të fillojë puna edhe për lirimin e hapësirave të zaptuara gjatë viteve të tranzicionit, për t’ua rikthyer sërish nxënësve.

Shkolla është për arsim, për lojë, për terrene sportive, për hapësira që i gëzon gjithë komuniteti, dhe jo vetëm për një familje që zapton. Ne do të vazhdojmë me lirimin e kopshteve dhe shkollave. Pastrimi i terreneve nuk do të ndodhë për një ditë, sidomos kur i kanë legalizuar dhe hipotekuar, për të cilat do të duhet t’i shpronësojmë”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se ky është një moment për të menduar edhe për Tiranën e 100 viteve të ardhshme. “

Grupet e punës po vijojnë me studimin e thelluar të mjediseve arsimore pas lëkundjeve të forta sizmike, për të nisur punën për përforcimin e strukturave ose rindërtimin nga e para të godinave.

“Jemi duke bërë studimin e thelluar të disa shkollave që paraqesin probleme nga situata e tërmetit. Disa shkolla do të rihapen pas fortifikimeve dhe përforcimeve.

Disa shkolla të tjera, në zona rurale, do të prishen dhe do të bëhen nga e para, përfshirë edhe një shkollë në zonën e Kombinatit.

Unë e di se njerëzit mundohen të kapen diku dhe thonë: Shkolla u rikonstruktua, si e dëmtoi tërmeti? Kur themi rikonstruksion është kryesisht një sistemim total, dyer, dritare, rrjetet e ngrohjes, rrjetet e energjisë, rrjetet hidraulike, nyjet higjieno-sanitare, e gjithë veshja me kapotë, sistemimi i terrenit”, shpjegoi Veliaj.

Drejtori i Shkollës 9-vjeçare ‘Konferenca e Pezës’, Petraq Tili tha se mjediset e shkollës janë transformuar tërësisht.

Foto nga "Konferenca e Pezës"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 29/02/2020 16:55

    Bangat e vendosura ne menyre rrethore, bejne qe te aktivizohen te gjithe nxenesit ne oren e mesimit. Te vendosura njera oas tjetres, ku nxenesit nuk e shohin njerei tjetrin dhe ata nga fumdi jane te harruar, nuk i ndihmon procesit te gjithe perfshitjes ne mesim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg