Përfundon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ‘Eftali Koçi’ në Durrës, hap dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues

Përfundon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ‘Eftali Koçi’ në Durrës, hap dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues

Shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës

Shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës ka marrë një pamje krejt të re pas rikonstruksionit total. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ambientet e reja të shkollës, ndërsa shkruan se ka hapur dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues.

Investimi për rikonstruksionin e shkollës ka përmirësuar infrastrukturën fizike, si dhe e ka pajisur shkollën me laboratorë të rinj për IT, kimie, biologji, dhe fizikë, si dhe një palestër dhe terrene sportive moderne.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shkollë të re, “Eftali Koçi” në Durrës, e rindërtuar me standardet më të mira me mbështetjen edhe të partnerëve tanë të #BE, bashkë me kopshtin për më të vegjlit, që sapo kanë hapur dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” është financuar nga programi EU4School, i Bashkimi Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkinë Durrës.

Në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së re ishin të pranishëm, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, përfaqësuesesja e UNDP, Monica Merino, mësues, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit lokal.

Përmes programit EU4School është investuar në 18 objekte të ndryshme arsimore në qarkun e Durrësit dhe në 64 në gjithë Shqipërinë. 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë